Sadio Manes nuk i besohet sa dobët po luan, bën teste mjekësore për ta shikuar trupin a e ka në rregull

Sadio Manes nuk i besohet sa dobët po luan, bën teste mjekësore për ta shikuar trupin a e ka në rregull

Ka qenë një sezon qesharak i kohërave të vjetra për Liverpoolin. Pasi u fut në këtë fushatë nga triumfi në ligë pas 30 viteve, skuadra e Jurgen Klopp ishte shumë optimiste se mund t’i përsëriste ndodhitë e një sezoni më parë, transmeton Periskopi. Transferimi i Diogo Jotas dhe maestros spanjoll, Thiago, vetëm sa përforcuan atë […]

Pasi u fut në këtë fushatë nga triumfi në ligë pas 30 viteve, skuadra e Jurgen Klopp ishte shumë optimiste se mund t’i përsëriste ndodhitë e një sezoni më parë, transmeton Periskopi.

Transferimi i Diogo Jotas dhe maestros spanjoll, Thiago, vetëm sa përforcuan atë ndjesinë e suksesit.

Mirëpo, në fillim të vitit 2021 filloi kolapsi për ‘Të Kuqtë’.

Forma ra drastikisht, madje deri në atë pikë sa që konsiderohej se kjo skuadër ka harruar si të shënohet goli, falë edhe paraqitjeve të dobëta të superyjeve të klubit.

Liverpooli aktualisht i ka gjasat shumë të vogla për të sigurar top katërshen, derisa Sadio Mane në veçanti ka qenë ndër më të dobëtit.

Anësori, zakonisht vrasës para portës, ka qenë totalisht jashtë elementit këtë sezon.

Prekja e parë ka qenë e dobët, pasimet i ka pasur shumicën të gabuara dhe influenca e përgjithshme në lojë qartazi ka rënë.

Në fakt, duket se edhe vetë Mane ka mbetur i befasuar nga mënyra se si i ka humbur instikti.

Aq i hutuar nga rënia e formës – 3 gola në 13 paraqitjet e fundit – Mane ka vendosur t’u nënshtrohet testeve mjekësore për ta shikuar trupin.

”Nëse më pyesni çka nuk po shkon, do ta kem të vështirë të përgjigjem. Personalisht, nuk e di,” tha Mane për ‘Canal Plus’.

”Ky është sezoni më i keq në karrierën time. Duhet ta pranoj. Gjithmonë jam munduar të qëndroj pozitiv, pavarësisht si kanë shkuar gjërat. E pyes veten tërë kohën.

”Madje iu nënshtrova testeve për ta shikuar trupin. A po ha ushqimin e duhur, apo ka ndryshuar gjithçka? Por ata shikuan rezultatet e testeve dhe gjithçka është në rregull.

”Duhet ta kuptoj se në jetë kë batica dhe zbatica. Do të vazhdoj të punoj shumë dhe ndoshta me kohë kjo situatë do të kalojë.” /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova