Rahoveci mposht Yllin, finalisti vendoset në Rahovec

Rahoveci mposht Yllin, finalisti vendoset në Rahovec

Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit në udhëtim me rezultat 65:68 (4:21, 21:16, 20:19, 20:12) në ndeshjen e katërt gjysmëfinale të Play-offit në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll. Ndeshja e pestë do të zhvillohet të martën në Rahovec, ku do të vendoset se kush do të kualifikohet në finalen e madhe. […]

Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit në udhëtim me rezultat 65:68 (4:21, 21:16, 20:19, 20:12) në ndeshjen e katërt gjysmëfinale të Play-offit në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja e pestë do të zhvillohet të martën në Rahovec, ku do të vendoset se kush do të kualifikohet në finalen e madhe.

Vreshtarët e nisën ndeshjen për mrekulli, duke dominuar në mbrojtje dhe në sulm në çerekun e parë, madje me epërsi prej 1:15, derisa kjo pjesë përfundon 4:21. Lojë më e baraspeshuar u zhvillua në periudhën e dytë, kurse mysafirët kishin epërsi 16:37, por më pas këndellen paksa vendasit, derisa pjesa e parë përfundon 25:37.

Skuadra rahovecase vazhdoi me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë, ku në periodën e tretë arriti epërsi deri në 23 pikë, 29:52, me një seri prej 4:15, por therandasit nuk dorëzohen dhe ngushtojnë shifrat në 45:56. Ylli rikthehet fuqishëm në 10 minutat e fundit, ku 4:30 minuta nga fundi afron shifrat në 56:59 e 65:68, por nuk arrin të bëjë më shumë dhe seria gjysmëfinale barazohet në 2:2, ku sfida e pestë do të vendosë se kush do të kualifikohet në finale.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Gëzim Morina me 15 pikë e 15 kërcime dhe Demetris Morant me 12 pikë e 12 kërcime, kurse te Rahoveci më i miri ishte Ed Daniel me 23 pikë e 19 kërcime.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova