Pesë vjet nga pranimi në UEFA, Duka uron Federatën e Kosovës

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) Armand Duka përmes një postimi në Facebook ka uruar sot presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademin me rastin e pesë vjetorit të pranimit të Kosovës në UEFA, dhe njëkohësisht u shpreh gjithmonë mirënjohës dhe falënderues drejt legjendës së ndjerë Fadil Vokrri. 5 vjet më parë, […]

5 vjet më parë, Kosova u pranua me drejta të plota në shtëpinë e UEFA-s, kështu duke e bërë të mundur edhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve dhe Ligën Evropa.

“Dua të shpreh urimet më të sinqerta për FFK-në, presidentin Agim Ademi dhe të gjithë aktorët e futbollit në Kosovë në këtë përvjetor të pestë. Ndihem mirë teksa shoh që futbolli kosovar ka bërë hapa të mëdha përpara, duke u rritur dhe duke u përfaqësuar gjithmonë e më mirë edhe ndërkombëtarisht”, shkruan Duka.

Presidenti Duka tha se FSHF do të jetë në bashkëpunim të vazhdueshëm me FFK, dhe në fund shfrytëzoi rastin ta falënderojë legjendën e ndjerë Fadil Vokrrin për kontributin e tij që Kosova të pranohet në UEFA.

“Federata Shqiptare e Futbollit është krenare për kontributin që ka dhënë në këtë proces historik dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me vëllezërit tanë të FFK për të çuar përpara projekte të mëdha në të mirë të futbollit. Falënderim e mirënjohje përjetë edhe për ish-presidentin e ndjerë të FFK, legjendën Fadil Vokrri, pa kontributin e të cilit kjo ngjarje historike do të ishte e pamundur”, përfundon Duka.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova