Mario Gotze shfaq publikisht ëndrrën e tij që të luajë së bashku me Messin

Mario Gotze shfaq publikisht ëndrrën e tij që të luajë së bashku me Messin

Fituesi i Kupës së Botës, Mario Gotze ka zbuluar se ëndrra e tij është të luajë së bashku me Lionel Messin teBarcelona. Ish-mesfushori i Bayern Munich, aktualisht luan me ekipin holandez PSV, shpjegoi se ai dëshiron të luajë përsëri në Ligën e Kampionëve pasi u largua nga Borussia Dortmund në një transferim të lirë në […]

Ish-mesfushori i Bayern Munich, aktualisht luan me ekipin holandez PSV, shpjegoi se ai dëshiron të luajë përsëri në Ligën e Kampionëve pasi u largua nga Borussia Dortmund në një transferim të lirë në tetor të vitit 2020.

Dhe mesfushori organizativ është rikthyer në formë në Eredivisie me pesë gola dhe pesë asistime nga 17 ndeshje.

The 28-year-old has endured a tough career since scoring 2014 World Cup winning goal

Por, jo gjithmonë ka qenë e lehtë për gjermanin. Gotze ka luftuar me lëndime dhe ka vuajtur nga një sëmundje metabolike që ka parë rënien e karrierës së tij që kur shënoi golin e fitores së Kupës së Botës në vitin 2014.

Lojtari 28-vjeçar ka ende dëshirë të zjarrtë për t’u kthyer në majën e futbollit evropian dhe zbuloi qëllimin e tij për të kaluar në Nou Camp dhe të luante me gjashtë herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messin.

“Të festosh futbollin posedues me këtë ekip [të Barçës], së bashku me Lionel Messin, kjo do të ishte një ëndërr”, ka thënë Gotze për 11Freunde.

“Unë dua të luaj Ligën e Kampionëve përsëri”.

Gjermani megjithatë shpjegoi se ai është i gatshëm të vazhdojë të luajë edhe në të ardhmen për PSV përtej kontratës së tij aktuale që skadon në vitin 2022, por këmbëngul se ai do ta bëjë këtë vetëm nëse trajneri kryesor Roger Schmidt qëndron.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova