Krizë te Ponte Prizreni, i tërhiqet sponsori kryesor

Krizë te Ponte Prizreni, i tërhiqet sponsori kryesor

Gjatë ditës së sotme skuadra e Ponte Prizrenit ka njoftuar se sponzori kryesor i skuadrës së tyre është tërhequr nga klubi. “Pas vendimit të FBK-së vjen edhe tërheqja e sponzorit tonë gjeneral nga investimi në klub. Tërhiqet sponsori nga klubi, për 3 vite PONTE ishte arsenali i skuadrës sonë dhe jemi falënderues të pafund pronarit […]

Gjatë ditës së sotme skuadra e Ponte Prizrenit ka njoftuar se sponzori kryesor i skuadrës së tyre është tërhequr nga klubi.

“Pas vendimit të FBK-së vjen edhe tërheqja e sponzorit tonë gjeneral nga investimi në klub. Tërhiqet sponsori nga klubi, për 3 vite PONTE ishte arsenali i skuadrës sonë dhe jemi falënderues të pafund pronarit Fati Namlegjiu”.

Reagim pas ngjarjeve të fundit në K.B. Ponte nga Prizreni :

Ne kompania Ponte, me shumë mund dhe sakrifica kemi arritur të jemi sponsor kryesor për një periudhë të sponsorizimit 3 vjeçar për K.B. Ponte nga Prizreni. Për një kohë të shkurt, falë angazhimit maksimal dhe gjeneroz të kompanisë tonë, lojtarëve dhe klubit, në vitin kur arritëm kulmin e suksesit duke e përfunduar sezonën në renditje në vendin e parë dhe pas një serie fenomenale të gjysmëfinales, disa persona qëllim keq e përmbyllen suksesin tonë me një skandal shumë të rrezikshëm i cili përfundoi me rrahje të lojtarëve.

Ne e kemi sponsorizuar basketbollin në përgjithësi dhe K.B. Ponte në veçanti me të vetmin qëllim për t’i inspiruar gjeneratat e reja në sport dhe kulturë sportive. Megjithatë, përmbyllja e kësaj sezone me skandale të tilla është e papranueshme dhe as që e kemi ëndërruar që do vij kështu.

Duke mos mjaftuar skandali i rrahjes së lojtarëve, skandali vazhdon edhe në Komisionin e Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës, ku pikërisht ky komision pa analizuar faktet dhe raportet zyrtare të institucioneve, me shpejtësi si asnjëherë më parë, vjen brenda disa ore të natës me një vendim të njëanshëm dhe e dënon me dënim drastik një klub shembull, kurse i favorizon sjelljet josportive dhe inskenimet e lojtarëve te klubit tjetër.

Pas këtyre ngjarjeve të turpshme, jo-sportive, degraduese dhe vendimeve të njëanshme, kompania Ponte nuk ka rrugë tjetër por me keqardhje informon të gjithë se jemi detyruar dhe tërhiqemi nga sponsorizimi i K.B.  Ponte nga Prizrenit. Kështu që,  ne për një kohë të gjatë nuk do të sponsorizojmë asnjë klub sportiv në Republikën e Kosovës, derisa keqdashësit të largohen nga sporti në përgjithësi dhe basketbolli në veçanti”, njofton KB Ponte Prizreni.

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova