Fansat shkaktojnë trazira në ‘Old Trafford’ dhe jashtë, shtyhet ndeshja Man United – Liverpool

Fansat e Manchester Unitedit janë futur me forcë në ‘Old Trafford’ dhe kanë protestuar në fushë, pasi riaktualizuan luftën kundër familjes Glazer, e cila zotëron klubin. Qindra fansa u futën në stadium para ndeshjes kundër Liverpoolit, duke ndikuar që ndeshja të shtyhet, transmeton Periskopi. Ndeshja pritej të fillonte nga ora 17:30, por ende nuk është […]
Fansat e Manchester Unitedit janë futur me forcë në ‘Old Trafford’ dhe kanë protestuar në fushë, pasi riaktualizuan luftën kundër familjes Glazer, e cila zotëron klubin.
Qindra fansa u futën në stadium para ndeshjes kundër Liverpoolit, duke ndikuar që ndeshja të shtyhet, transmeton Periskopi.
Ndeshja pritej të fillonte nga ora 17:30, por ende nuk është publikuar koha e re.












