​Varianti indian i Covid-19, ekspertët: I tmerrshëm, bashkim i dy mutacioneve

​Varianti indian i Covid-19, ekspertët: I tmerrshëm, bashkim i dy mutacioneve

Varianti indian i koronavirusit, i njohur si B.1.617 shfaq dy ndryshime të rëndësishme gjenetike në proteinën e tij sipërfaqësore: E484Q dhe L452R. Në Indi, për herë të parë, këto mutacione shfaqen së bashku, prandaj edhe raportohet për një “mutacion të dyfishtë”, i cili konsiderohet si një nga arsyet përse vendi gjendet sot në një situatë […]

Varianti indian i koronavirusit, i njohur si B.1.617 shfaq dy ndryshime të rëndësishme gjenetike në proteinën e tij sipërfaqësore: E484Q dhe L452R.

Në Indi, për herë të parë, këto mutacione shfaqen së bashku, prandaj edhe raportohet për një “mutacion të dyfishtë”, i cili konsiderohet si një nga arsyet përse vendi gjendet sot në një situatë të tillë kaq të tmerrshme nga pandemia.

India shënon më shumë se 17 milionë infektime të konfirmuara, ndër më të lartat në botë pas SHBA. Ndërkohë që shifra jozyrtare mendohet të jetë edhe më e lartë. Janë sidomos rastet e shumta të shfaqura në një kohë të shkurtër, 332.000 raste në një ditë, që e çuan në kolaps sistemin shëndetësor në shumë rajone ende të prapambetur.

Për një kohë të gjatë, autoritetet vepruan me gjysmë zemre në luftë kundër virusit, kufizimet u liruan shumë herët, madje u toleruan edhe grumbullime të mëdha. Problemi me këtë formë të re të virusit të shfaqur atje është se arrin të anashkalojë sistemin imunitar të trupit. Sipas Institutit gjerman, Robert Koch këto mutacione çojnë në një “reduktim të neutralizimit nga antitrupat apo qelizat T”.

Varianti indian mendohet se rrezikon edhe të vaksinuarit dhe të shëruarit nga Sars Cov 2. Nuk dihet, ndërkohë nëse të vaksinuarit mund të infektojnë të tjerët.

Eksperti i SPD-së për shëndetësinë dhe epidemiolog, Karl Lauterbach shkroi në Twitter duke iu referuar një studimi për neutralizimin nga India, sipas të cilit, vaksinat që kemi aktualisht veprojnë kundër variantit të Indisë. Sipas një studimi britanik sakaq, rreziku i infektimit pas vaksinës reduktohet me dy të tretat.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj