E pakonfirmuar: Një fëmijë shkilet nga një veturë në Veterrnik

Një fëmijë dyshohet se është viktimë e një aksidenti komunikacioni pas pamjeve të dërguara në redaksinë tonë. Nuk ka konfirmim nga Policia e Kosovës për rastin, por dëshmitarët kanë thënë se bëhet fjalë për një person në moshë të mitur që është përplasur nga vetura. Gjendja e tij shëndetësore nuk bëhet e ditur, derisa në […]
Nuk ka konfirmim nga Policia e Kosovës për rastin, por dëshmitarët kanë thënë se bëhet fjalë për një person në moshë të mitur që është përplasur nga vetura.
Gjendja e tij shëndetësore nuk bëhet e ditur, derisa në vend të ngjarjes shihen edhe zyrtarë policorë, përcjell Periskopi.
Informacionet për rastin do t’i ofrojmë pas komunikimit me Policinë. /Periskopi














