E diela nikoqire e ndeshjeve të katërta gjysmëfinale të Play-offit

E diela nikoqire e ndeshjeve të katërta gjysmëfinale të Play-offit

Të dielën do të zhvillohen ndeshjet e katërta gjysmëfinale të Play-offit në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll. Ndeshjet do të zhvillohen në Pejë dhe Therandë, ku vendasit janë në epërsi 2:1, ndërsa skuadra që shënon tri fitore do të kualifikohet në finalen e madhe. Sfidat mes Pejës dhe Ponte Prizrenit ishin mjaft interesante, […]

Të dielën do të zhvillohen ndeshjet e katërta gjysmëfinale të Play-offit në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshjet do të zhvillohen në Pejë dhe Therandë, ku vendasit janë në epërsi 2:1, ndërsa skuadra që shënon tri fitore do të kualifikohet në finalen e madhe.

Sfidat mes Pejës dhe Ponte Prizrenit ishin mjaft interesante, duke dhuruar basketboll të bukur dhe aksione atraktive. Pejanët kishin fituar takimin e parë 92:100, kurse më pas prizrenasit fituan 112:111, në një përballje dramatike, kurse sfida e fundit përfundoi me fitoren e verdhezinjve 108:85.

Nëse Peja fiton, atëherë do të kualifikohet në finale, kurse nëse fiton Ponte Prizreni do të zhvillohet edhe përballja e pestë në Prizren.

Golden Eagle Ylli-Rahoveci është po ashtu një përballje shumë interesante, me vendasit që duan finalen dhe Vreshtarët që nuk duan të dorëzohen. Takimin e parë e fituan rahovecasit 69:66, derisa të dytin therandasit 62:70, e po ashtu edhe takimin e tretë 77:68.

Fitorja e dërgon Yllin në finale, kurse fitorja për Rahovecin do të thotë që barazon serinë në 2:2, e më pas do të zhvillohej sfida e pestë në Rahovec.

Orari

E diel

17:00 Peja – Ponte Prizreni (2:1)

20:15 Golden Eagle Ylli – Rahoveci (2:1)

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova