Daut Haradinaj kujton bashkëluftëtarin e tij Agim Selmanaj

Daut Haradinaj kujton bashkëluftëtarin e tij Agim Selmanaj

Daut Haradinaj anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kujton 1 majin e vitit 1999 ditën kur ra heroikish Agim Selmanaj. Ai tha se në kohë dhe rrethana të vështira u lind dhe u rrit Agim Ali Selmanaj, ai ishte vetëm dy vjeçar kur Serbia i arrestoi të atin dhe gjithë familjen me dhjetra […]

Daut Haradinaj anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kujton 1 majin e vitit 1999 ditën kur ra heroikish Agim Selmanaj.

Ai tha se në kohë dhe rrethana të vështira u lind dhe u rrit Agim Ali Selmanaj, ai ishte vetëm dy vjeçar kur Serbia i arrestoi të atin dhe gjithë familjen me dhjetra burra të fshatit.

Haradinaj tha se vuajtjet dhe jeta e vështirë vetëm sa e përgatiste moralisht dhe kombëtarisht Agimin, ai tha se Agimi ishte ndër të parët që po dëshmonte aftësitë e tij luftarake kuyr filloi lufta frontale dhe se me shumë sukses po udhëhiqte beteja e po riorganizonte njësitet policore të Brigadës 131.

“Në kohë dhe rrethana të vështira u lind dhe u rrit Agim Ali Selmanaj. Agimi ishte vetëm dyvjeçar kur Serbia ia arrestoi babain dhe të gjithë familjen; Nazmiun, Rasimin, Besimin dhe Fariun, sikurse i arrestoi me dhjetëra burra të fshatit, në krye me Bacën Smajl. Vuajtjet dhe jeta e vështirë vetëm sa e përgatiste moralisht dhe kombëtarisht Agimin. Viti 1997 e gjeti të gatshem sikurse edhe shumë djem të tjerë të asaj ane. Kur filloi lufta frontale, Agimi ishte ndër të parët që po dëshmonte aftësi të papara luftarake. I shoqëruar nga Luan Nimanaj, Agimi pothuajse ishte në çdo betejë. Plagët e shumta që e godisnin, vetëm sa e forconin! Fillimi i vitit 1999 ishte vit i vështirë për ne, dhe natyrshëm që barra më e madhe binte mbi djemtë e fortë. Agimi me shumë sukses po udhëhiqte beteja, po riorganizonte njësitet policore të Brigadës 131, dhe po ashtu po bënte të pamundurën për t’ju ndihmuar të plagosurve të shumtë qe ishin në atë kohë.  Humbjet e shumta të bashkëluftëtarëve, Agimi do i kthente në forcë dhe kundërgoditje ndaj forcave serbe. Me dhjetra aksione kundër ushtrisë serbe e kanë emrin e tij, duke arritur deri në atë shkallë sa që Agimi, Burimi, Florimi dhe shokë të tjerë, po e tmerronin armikun në brendësi të tyre!”

Ai tha se dita e 1 majit ishte dita kur humbi krahun e tij të djathtë të rinisë së tij dhe luftës që po e bënin dhe se ende i ka të freskëta momentet e lamtumirës për Agimin e papërsëritshëm të luftës.

“Vrasja e Shkelzenit, Hasimit, Luanit dhe Fatmirit ishte njëra nga goditjet më të rënda për shumë luftëtarë, dhe po ashtu edhe për Agimin, i cili s’do rrinte duarkryq! Për plot 15 ditë, njësiti i tij elitar kishte hyrë në brendësi të forcave armike, duke i shkaktuar dëme të panumërta në njerëz dhe teknikë lufte.  Erdhi deri në atë shkallë sa që forcat serbe po dezertonin në masë nga tmerri që u shkaktonin luftëtarët e Brigadës 131 Jusuf Gërvalla. Dita e 1 majit ishte edhe dita kur e humba krahun e djathtë të rinisë sime dhe luftës që po e bënim. Për plot 15 vite bashkë, në shkollë, në demostrata, në aksione, e në luftë, pa u ndarë asnjë moment! Edhe sot i kam të freskëta momentet e lamtumires për Agimin e papërsëritshëm te luftës. Në ato rrethana aspak të lehta, i mblodha luftëtarët para trupit të tij, në kodër të Maznikut, për ta përcjellur luftëtarin e rrallë, Agim Selmanajn. Bashkë me Besim Selmanajn, xhaxhain i tij që udhëhiqte formacionet e brigadës, vazhduam edhe atë copë rruge të mbetur, deri kur Serbia kapitulloi. Sot Agimi dhe shokët e tij prehen të qetë në Kompleksin e Dëshmorëve të Dukagjinit, si dëshmi e rrugëtimit tonë të përgjakshëm për të ardhur deri te liria!”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja