Besnik Bislimi: S’ka rëndësi çka ndodhë me Besnik Bislimin, a del tradhtar a i mirë

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Haki Abazi e ka pyetur Besnik Bislimin që është përgjegjës për dialog në qeverinë Kurti, lidhur me emrat e delegacionit për bisedimet. Ai e ka përmendur specifikisht z.Blerim Shala. “Të gjithë emrat kanë qenë ose pjesë e diplomacisë ose pjesë e dialogut, nëse konkludimi juaj është që nuk […]
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Haki Abazi e ka pyetur Besnik Bislimin që është përgjegjës për dialog në qeverinë Kurti, lidhur me emrat e delegacionit për bisedimet. Ai e ka përmendur specifikisht z.Blerim Shala.
“Të gjithë emrat kanë qenë ose pjesë e diplomacisë ose pjesë e dialogut, nëse konkludimi juaj është që nuk keni gjetë asnjë gjë, nuk janë gjetë proceset, a nuk i bie faji edhe zotit Shala për mungesë të proces verbale”, ka thënë Abazi, shkruan Periskopi.
Bislimi tha se ‘kushdo që mund të jap ide dhe informacione rreth dialogut është i mirëseardhur’.
“Nëse kemi informata që X personi mundet me qenë i dobishëm në cështje të caktume, kemi hapësirë për angazhimin e tyre. Kushdo që ju mendoni, e ftoj edhe zotin Haliti se tha me bashkëpunu, pajtohna, në atë moment që zoti Haliti thotë se ka një informatë ose një ide, unë jam i gatshëm të bashkëpunoj. Nuk con peshë a del Besnik Bislimi tradhtar a i mirë, ajo çka ndodhë me Besnik Bislimin është e parëndësishme. Unë jam taku me zotin Hyseni dhe ka qenë një takim shumë i mirë me të, më ka inform për çdo detaj”, ka thënë Bislimi./Periskopi/











