Andy Ruiz rikthehet në boks me fitore, triumfon ndaj Chris Arreola

Andy Ruiz është rikthyer me fitore në ndeshjen e peshave të rënda ndaj Chris Arreola, të cilin e mposhti me vendim unanim të gjyqtarëve. Në ndeshjen e tij të parë në 17 muaj që nga humbja e ndeshjes për kampionin e unifikuar në pesha të rënda, Andy Ruiz Jr u rikthye me fitore ndaj veteranit […]
Në ndeshjen e tij të parë në 17 muaj që nga humbja e ndeshjes për kampionin e unifikuar në pesha të rënda, Andy Ruiz Jr u rikthye me fitore ndaj veteranit Chris Arreola në ngjarjen kryesore të së shtunës mbrëma.
Ruiz, i cili ka një rekord prej 34 fitoresh dhe 2 humbjesh, ku nga to 22 me nokaut u mbështet në shpejtësinë, aktivitetin dhe kombinimet e tij më të mprehta për të mposht Arreolan (38-7-1, 33 KO) pas 12 raundave.
Boksieri meksikano-amerikan triumfoi me një vendim unanim (117-110, 118-109, 118-109) në Dignity Health Sports Park në Carson, California.
Fitorja e Ruiz erdhi paksa me fat, pasi ai u rrëzua në raundin e dytë nga Arreola.
“Chiris Arreola është një veteran dhe një goditës i fortë. Ne bëmë atë që duhej të bënim dhe morëm fitoren”.
“Ne bëmë atë që duhej të bënim dhe falë Zotit morëm këtë fitore. Presim tjetrën”, ka thënë Ruiz pas triumfit.
RUIZ IS BACK ON TRACK! ⭐️
The Showdown in LA ends with Andy Ruiz Jr. defeating Chris Arreola by unanimous decision
Buy #RuizArreola PPV: https://t.co/yaVe8YQtKy pic.twitter.com/PYqOn28KCW
— FOX Sports: PBC (@PBConFOX) May 2, 2021
That’s a wrap from LA. These two Mexican warriors put on a great show tonight ??
Buy #RuizArreola PPV: https://t.co/yaVe8YQtKy pic.twitter.com/4wGbYDekkf
— FOX Sports: PBC (@PBConFOX) May 2, 2021












