Abdixhiku komenton zhvillimet e fundit: VV ende nuk e ka kuptuar që nuk është më në opozitë

I pari i LDK’së Lumir Abdixhiku, ka komentuar zhvillimet politike që ndodhën sot në Kuvendin e Kosovës. Ai po ashtu foli edhe për largimin nga salla të deputetëve të LDK-së, pasi shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi iu është ndalur fjala. Abdixhiku thotë se të mos jepet fjala për një mocion procedural është […]
Ai po ashtu foli edhe për largimin nga salla të deputetëve të LDK-së, pasi shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi iu është ndalur fjala.
Abdixhiku thotë se të mos jepet fjala për një mocion procedural është e paarsyeshme.
“Kam kuptuar se fjala është kërkuar përmocion procedural, dhe është totalisht e paarsyeshme e pakuptueshme që s’jepet fjala për mocion procedural. Pushteti tani që i ka të gjitha nuk guxon të sillet si opozitë, sepse kur sillet si opozit prodhon diktat. Kur kjo lëvizje e ka shumicën, nuk e kuptoj se për çka frikësohet, nga argumentet. LDK Nuk do ta imitojmë VV në opozitë. I kemi dhënë 100 ditë kohë që të shohim punën. VVende nuk e ka kuptuar që nuk është më në opozitë.”, tha Abdixhiku në Rubikon./Periskopi












