Zyrtarët e UEFA-së vizitojnë FFK-në, theksojnë përkrahjen e tyre

Zyrtarët e UEFA-së vizitojnë FFK-në, theksojnë përkrahjen e tyre

Sot presidenti Agim Ademi priti në takim Drejtorin e Federatave Kombëtare në UEFA, Zoran Lakovic bashkë me Denis Bastarin, menaxher i programit HatTrick në UEFA. Të pranishëm ishin edhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu si dhe anëtarët e KE-së, Xhelal Broja dhe Predrag Jovic. Zyrtarët e lartë të UEFA-s u shprehën të lumtur që ndodhen […]

Sot presidenti Agim Ademi priti në takim Drejtorin e Federatave Kombëtare në UEFA, Zoran Lakovic bashkë me Denis Bastarin, menaxher i programit HatTrick në UEFA.

Të pranishëm ishin edhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu si dhe anëtarët e KE-së, Xhelal Broja dhe Predrag Jovic.

Zyrtarët e lartë të UEFA-s u shprehën të lumtur që ndodhen sërish në Kosovë për të takuar krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës, me të cilët biseduan rreth temave të ndryshme, me theks të veçantë për infrastrukturën.

Gjatë takimit, ata, e lavdëruan punën e presidentit Ademi dhe i dhanë përkrahje të vazhdueshme në punën e mirë dhe strategjinë e Federatës, të cilën po e udhëheq me profesionalizëm dhe rregullësi, së bashku me KE-në.

Ata theksuan se janë të lumtur që bashkërisht po kryejnë investime në infrastrukturë dhe që nga afër po e shohin progresin e arritur në këtë drejtim.

Me këtë rast, ata, u njoftuan me ambientin e ri të FFK-së dhe punimet që po bëhen në selinë e saj si dhe vizituan Kampin Edukativ Nacional në Hajvali, ku me finalizimin e punimeve pritet që të vijë për inaugurim edhe presidenti i UEFA-së Aleksander Ceferin.

Nga ana e tij Presidenti Ademi i njoftoi mysafirët për punët që po kryhen për përmirësimin e infrastrukturës edhe në stadiumet anembanë vendit, si dhe për vazhdimin e ndërtimit të fushave ndihmëse.

Pas Prishtinës destinacioni i radhës i zyrtarëve të UEFA-së do të jetë Shkupi, ku do të marrin pjesë në asamblenë e përgjithshme të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova