Zyrtare: ky është vendi dhe termini i ri i stërvitjes së Kombëtares së Kosovës

Stërvitja e Kombëtares së Kosovës në futboll nuk do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës. Ky vendim është marrë për shkak të kushteve jo të mira atmosferike si dhe ruajtjen e fushës së stadiumit, përcjellë KosovaPress. Sipas njoftimit të FFK-së, stërvitja do të mbahet në fushën e Kampit […]
Stërvitja e Kombëtares së Kosovës në futboll nuk do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës.
Ky vendim është marrë për shkak të kushteve jo të mira atmosferike si dhe ruajtjen e fushës së stadiumit, përcjellë KosovaPress.
Sipas njoftimit të FFK-së, stërvitja do të mbahet në fushën e Kampit Nacional Edukativ në Hajvali në orën 16:00.












