Zyrtare: Besnik Tahiri kandidat për kryetar të Podujevës

Besnik Tahiri do të jetë kandidat për kryetar të Podujevës në zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet të mbahen së shpejti. Këtë e ka konfirmuar vetë kreu i AAK-së në RTV Dukagjini, Ramush Haradinaj. “Kam dashur që ky informacion të konfirmohet më vonë, por është e vërtetë, AAK-ja do të garojë me Besnik Tahirin në […]
Besnik Tahiri do të jetë kandidat për kryetar të Podujevës në zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet të mbahen së shpejti.
Këtë e ka konfirmuar vetë kreu i AAK-së në RTV Dukagjini, Ramush Haradinaj.
“Kam dashur që ky informacion të konfirmohet më vonë, por është e vërtetë, AAK-ja do të garojë me Besnik Tahirin në Podujevë”, ka thënë Haradinaj, transmeton Periskopi.
Tashmë është konfirmuar edhe kandidatura e Daut Haradinajt për kryetar të Prishtinës. /Periskopi











