Zemaj: Abdixhiku me votë demokratike është në krye të partisë që lëvizi historinë e re të Kosovës

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se shpreh përgëzimet më të sinqerta për punimet e zhvilluara në Kuvendin e sotëm Zgjedhor që u mbajt nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook këtë Kuvend e quan demokratik dhe shembullor. “Shpreh falënderim për Kryetarin Mustafa dhe […]
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook këtë Kuvend e quan demokratik dhe shembullor.
“Shpreh falënderim për Kryetarin Mustafa dhe të gjithë udhëheqësit dhe kontribuesit e LDK-së, prej Presidentit historik dr. Ibrahim Rugovës e deri më sot. Vlerësim e mirënjohje shpreh për kryetarin e ri, Lumir Abdixhikun, i cili me votën demokratike është në krye të partisë që lëvizi historinë e re të Kosovës”.
“Së bashku, me përgjegjësinë më të lartë, të ballafaqohemi me sfidat që i kemi përpara, për Kosovën, për qytetarët dhe LDK-në. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Zemaj.












