Zelanda e Re ngre pagën minimale në 20 dollarë orën, taksën për të pasurit në 39%

Zelanda e Re ngre pagën minimale në 20 dollarë orën, taksën për të pasurit në 39%

Zelanda e Re do ta ngrejë pagën minimale në 20 dollarë për orë dhe do ta shtojë taksën për njerëzit më të pasur të vendit në 39 për qind. Këto ndryshime do të hyjnë në fuqi të enjten, bashkë me një rritje të vogël të përfitimeve edhe për personat e papunë dhe për ata që […]

Këto ndryshime do të hyjnë në fuqi të enjten, bashkë me një rritje të vogël të përfitimeve edhe për personat e papunë dhe për ata që sëmuren. Qeveria vlerëson se rritja e pagës minimale do të ndikojë te 175 mijë punëtorë dhe pagat në tërë ekonominë do të rriten për 216 milionë dollarë.

Taksa e re për personat e pasur do të vlejë për të gjithë ata që fitojnë më shumë se 180 mijë dollarë në vit. Në këtë grup futet rreth 2 për qind e popullsisë së shtetit të largët. Qeveria vlerëson se kjo taksë do t’i sjellë vendit 550 milionë dollarë shtesë në të hyra vetëm këtë vit.

Sipas disa statistikave, paga minimale e Zelandës së Re edhe më herët ka qenë në mesin e pesë pagave minimale më të larta në botë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Duke folur për ndryshimet e reja këtë javë, kryeministrja Jacinda Ardern tha se ato përmbushin një premtim parazgjedhor dhe paraqesin përmirësim të vërtetë për përkrahjen që qeveria ua ofron personave më të rrezikuar.

“Ende ka shumë për të bërë, përfshirë ndërtimin e më shumë shtëpive, përmirësimin e sistemit tonë shëndetësor, investimin në edukim, trajnim dhe vende pune”, deklaroi Ardern.

Qeveria e saj disa herë e ka ngritur pagën minimale gjatë katër vjetëve. Nga viti 2017, paga minimale është ngritur për 4.25 dollarë në orë.

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot