Ylli mposht Sigal Prishtinën

Ylli mposht Sigal Prishtinën

Golden Eagle Ylli ka mposhtur Sigal Prishtinën në kuadër të xhiros së 25-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës me shifrat 86:81 (20:16, 25:19, 16:23, 25:23), në kuadër të javës së 25-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll. Perioda e parë ishte e baraspeshuar, […]

Golden Eagle Ylli ka mposhtur Sigal Prishtinën në kuadër të xhiros së 25-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës me shifrat 86:81 (20:16, 25:19, 16:23, 25:23), në kuadër të javës së 25-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Perioda e parë ishte e baraspeshuar, por në dy minutat e fundit të kësaj pjese vendasit ishin paksa më të mirë, duke përmbyllur këtë pjesë me shifrat 20:16.

Therandasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e dytë, madje, duke pasur epërsi deri në 16 pikë, 40:24, kurse pjesa e parë përfundon me shifrat 45:35.

Pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e tretë më mirë e nisën prishtinasit, duke ngushtuar shifrat, ku me kalimin e minutave ngushtuan rezultatin në vetëm tre pikë, 61:58, sa ishte rezultate në semafor pas 30 minutash.

Kjo bëri që 10 minutat e fundit të ishin shumë interesant. Ylli sërish u shkëput në çerekun e fundit 74:65, por asgjë nuk kishte përfunduar, sepse bardhekaltrit rikthehen sërish për të afruar rezultatin në 76:75, megjithatë, në minutat e mbetur vendasit ishin më të vëmendshëm dhe fituan 86:81.

Lg Gill ishte më i dalluari te vendasit me 30 pikë e katër kërcime, kurse te mysafirët u dalluan Fisnik Rugova me 13 pikë e 6 kërcime dhe Nigel Johnson me 21 pikë.

Golden Eagle Ylli ka 16 fitore dhe 9 humbje, kurse Sigal Prishtina 9 fitore dhe 16 humbje.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova