Vjen reagimi i Policisë: Garantojmë rendin dhe sigurinë për ndeshjen Shqipëri-Angli

Vjen reagimi i Policisë: Garantojmë rendin dhe sigurinë për ndeshjen Shqipëri-Angli

Federata e Futbollit të Shqipërisë (FSHF) sot (e enjte) lëshoi një komunikatë duke treguar se nëse policia nuk merr të gjitha masat e duhura, atëherë ndeshja ndaj Anglisë nuk do zhvillohet.   Ka pasur dyshime që ndeshja vërtetë nuk do zhvillohet dhe lidhur me këtë ka reaguar Policia e Shtetit të Shqipërisë, shkruan lajmi.net. Reagimi […]

Federata e Futbollit të Shqipërisë (FSHF) sot (e enjte) lëshoi një komunikatë duke treguar se nëse policia nuk merr të gjitha masat e duhura, atëherë ndeshja ndaj Anglisë nuk do zhvillohet.

 

Ka pasur dyshime që ndeshja vërtetë nuk do zhvillohet dhe lidhur me këtë ka reaguar Policia e Shtetit të Shqipërisë, shkruan lajmi.net.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

“Reagim i Policisë së Shtetit

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë e deri në përfundim të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë dhe Anglisë.

Në datën 25 shkurt, në ambientet e Policisë së Shtetit, me përfaqësues të FSHF, zotin Lysien Nurishmi, është zhvilluar një takim para-përgatitor ndërmjet përfaqësueseve të FSHF-së dhe drejtuesve kryesorë të strukturave të Policisë së Shtetit. Aty u ra dakord për marrjen e masave për zhvillimin normal të këtij aktiviteti, sa i përket rendit dhe sigurisë, si dhe të gjitha detyrimet për eskortimet dhe garantimin e sigurisë së lojtarëve të ekipit mik.

Në datë 3 mars, Federata Shqiptare e Futbollit i është drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë me shkresë, ku ka kërkuar marrjen e masave për garantimin e sigurisë së ndeshjes ndërkombëtare të futbollit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, pasi ka bërë rigonicionin e perimetrit të jashtëm të sigurisë të stadiumit, nisur edhe nga shqetësimi i bërë publik nga vetë FSHF, se rreth stadiumit dhe në hyrjet kryesore janë të vendosura subjekte biznesi në fusha të ndryshme, konstatoi se kishte burim rreziku për mbarëvajtjen e ndeshjes. Në këtë kuadër i ka kërkuar FSHF-së bashkëpunimin për sigurinë e aktivitetit, kjo edhe përmes komunikimit shkresor.

Në vijim, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka hartuar planin e masave duke përcaktuar detyra konkrete për të gjitha strukturat e Policisë që do të jenë të angazhuara. Gjatë kohës së qëndrimit në vendin tonë të ekipit mik, do të angazhohen strukturat e DVP Tiranë dhe Forcat e Lëvizshme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Duke shprehur keqardhje për reagimin e nxituar në media të FSHF-së, në kundërshtim të hapur me frymën e bashkëpunimit mes dy institucioneve, rikujtojmë se komunikimin FSHF si për çdo ndeshje ndërkombëtare e ka mbajtur me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe jo me DVP Tiranë.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri – Angli”, shkruhet në komunikatë

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Anglisë zhvillohet në “Air Albania” dhe nis në ora 18:00.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova