Vaksinat e AstraZenecas u susependuan nga 19 shtete: Ja sa doza do t’i marrë Kosova?

Vaksinat e AstraZencas janë bërë temë shumë e rëndësishme mediale ndërkombëtarisht, me listën e shteteve që e kanë suspenduar që vazhdon të zgjerohet. Por, sa vaksina të tilla pret Kosova? Vaksina e AstraZenecas dhe Oxfordit kundër koronavirusit pritet t’i vijë Kosovës falas përmes programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë [OBSh], COVAX. COVAX është një program […]
Vaksina e AstraZenecas dhe Oxfordit kundër koronavirusit pritet t’i vijë Kosovës falas përmes programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë [OBSh], COVAX.
COVAX është një program që ka për ëqllim të shpërndajë vaksina nëpër vendet e varfra.
Në një raport të publikuar në muajin shkurt thuhet se Kosova do të marrë nga ky program 100 mijë e 800 doza të kësaj vaksine.
Lajmi ishte bërë i ditur nga vetë ministri i Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj.
Nuk ka një qëndrim zyrtar të Kosovës nëse përdorimi i tyre do të vazhdonte nëse kjo vaksinë mbërrin e para në vendin tonë gjatë këtij muaji.
Por, cilat janë vendet që tashmë e kanë suspenduar këtë vaksinë?
Sipas “The Spectator Index”, kjo listë përfshin aktualisht 18 shtete të ndryshme të botës, pa përfshirë Suedinë, që e mori një vendim pikërisht sot.
Danimarka, Norvegjia, Irlanda, Estonia, Holanda, Tajlanda, Bullgaria, Islanda, Lituania, Luksemburgu, Letonia, Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Qipro, Portugalia dhe Sllovenia janë mes këtyre shteteve. /Periskopi












