UEFA njofton autoritet turke që të kryejnë përgatitjet e duhura: Finalja e CL luhet me tifozë

UEFA beson se finalja e Ligës së Kampionëve për këtë vit do të luhet në prani të tifozëve, derisa nikoqir do të jetë Stambolli, raporton ESPN. Stadiumi “Ataturk Olympic” nuk është herë e parë që organizon një finale të garës më të madhe për klube në Evropë, pasi të njëjtën gjë e kishte bërë edhe […]

Stadiumi “Ataturk Olympic” nuk është herë e parë që organizon një finale të garës më të madhe për klube në Evropë, pasi të njëjtën gjë e kishte bërë edhe në vitin 2005, në takimin që Liverpooli e fitoi me përmbysje ndaj Milanit.

Më 29 maj do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve, derisa edhe në vitin e kaluar Stambolli ishte organizatori, mirëpo u anulua shkaku i COVID-19.

Derisa disa skuadra po luajnë ndeshjet si vendas në terrene neutrale, finalja e garës do të mbahet në prani të tifozëve.

UEFA ka njoftuar autoritetet turke se të bëhen gati që t’i mirëpresin tifozët nga vendet e ndryshme të Evropës, derisa numri do të jetë i limituar.

Ende nuk është përcaktuar se sa tifozë do të lejohen të futen në stadium, mirëpo autoriteti më i lartë i futbollit evropian ka vendosur që të ketë prani të përkrahëse të dy klubeve që e arrijnë finalen.

Në sezonin e kaluar, finalja mes PSG-së e Bayern Munichut u zhvillua në Lisbonë të Portugalisë, me këta të fundit që morën trofeun në duar.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova