Spanja e injoron sërish Kosovën, mediumet i referohen si “Përfaqësuesja e FFK-së”

Spanja e injoron sërish Kosovën, mediumet i referohen si “Përfaqësuesja e FFK-së”

Pavarësisht se UEFA përjashtoi mundësinë që Spanja të ketë qëndrim diskriminues ndaj Kosovës në ndeshjen e 31 marsit në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, nga ky vend vazhdojnë injorimet ndaj Kosovës. Të shtunën në mëngjes, “RTVE” – televizion publik në Spanjë, teksa bënte paralajmërimin për ndeshjen me Kosovën, iu referua përfaqësueses dardane si “Përfaqësuesja […]

Pavarësisht se UEFA përjashtoi mundësinë që Spanja të ketë qëndrim diskriminues ndaj Kosovës në ndeshjen e 31 marsit në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, nga ky vend vazhdojnë injorimet ndaj Kosovës.

Të shtunën në mëngjes, “RTVE” – televizion publik në Spanjë, teksa bënte paralajmërimin për ndeshjen me Kosovën, iu referua përfaqësueses dardane si “Përfaqësuesja e Federatës së Futbollit të Kosovës” dhe jo përfaqësuesja apo kombëtarja e Kosovës, raporton Koha.

Injorimi për Kosovën nga spanjollët s’është diçka e re. Kohë më parë vetë faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Spanjës iu referua Kosovës si “territor”, ndërsa mediumet atje paralajmëruan se s’do të lejohen simbolet shtetërore të Kosovës në ndeshjen në Sevilla, pasi Spanja s’e njeh Kosovën shtet. Kjo nxiti reagime edhe në FFK ndërsa më vonë Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) e sqaroi se ndeshja kualifikuese e 31 marsit do të zhvillohet konform rregulloreve të saj, që i bie me të gjitha simbolet dhe e barabartë me përfaqësueset tjera.

Kosova dhe Spanja janë pjesë e Grupit B kualifikues për Botëror. Të dielën, “Dardanët” hapin këto kualifikuese me ndeshjen ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”. Tre ditë më pas përballen me Spanjën. Në anën tjetër, Spanja tashmë ka zhvilluar ndeshjen e parë. Ajo u ndal baras 1:1 me Greqinë. Të dielën luan me Gjeorgjinë.

Të ngjashme
Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin