SHSKUK: Po pranojmë pacientë me koronavirus edhe pse spitalet janë të mbushura

SHSKUK: Po pranojmë pacientë me koronavirus edhe pse spitalet janë të mbushura

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar (ShSKUK) ka njoftuar se do të pranojë të gjithë pacientët që kanë nevojë për trajtim të koronavirusit. Ky institucion shëndetësor, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se përkundër që klinikat e QKUK’së janë të mbushura me pacientë të infektuar me Covid-19, çdo i sëmurë me të njëjtin virus do pranohet për […]

Ky institucion shëndetësor, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se përkundër që klinikat e QKUK’së janë të mbushura me pacientë të infektuar me Covid-19, çdo i sëmurë me të njëjtin virus do pranohet për trajtim. Reagimi i tyre vjen pas raportimeve se pacientë të sëmurë me virusin korona nuk po pranohen për hospitalizim në QKUK.

Në njoftim tutje thuhet se kanë shtuar kapacitetet dhe janë vënë në përdorim edhe disa hapësira tjera të nevojshme për trajtim të pacientëve.

Postimi i plotë:                                                                        

ShSKUK ka pranuar dhe do të pranojë të gjithë pacientët që kanë nevojë për spitalizim

Në lidhje me shkrimet se të sëmurët me Covid në gjendje të rëndë, nuk po pranohen për spitalizim, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, sqaron se përkundër mbingarkesave me të cilat po përballen klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, çdo i sëmurë që ka nevojë për trajtim, pranohet për spitalizim.

Sa i përket pacientit me inicialet B.A, ai është paraqitur në Zyrën e pranimit në Klinikën Infektive, por nuk ka qenë i konfirmuar me Rt-PCR si Covid-19, përderisa klinika pranon vetëm rastet e konfirmuara me të cilat është e stërmbushur.

I njëjti pacient, ishte referuar në Klinikën Infektive 2, e njohur si Mjekësia Sportive, por meqë kishte probleme të rënda të  natyrës  kronike në mushkëri, ishte udhëzuar për pranim në Klinikën e Pulmologjisë, në të cilën është pranuar dhe po e vazhdon trajtimin.

Menaxhmenti i ShSKUK do të ndërmarrë masat konform legjislacionit në fuqi, ndaj kujdo që vërtetohet se nuk ka kryer detyrat e punës.

Duhet theksuar se ShSKUK ka shtuar kapacitetet, duke lëshuar në punë hapësira të tjera për spitalizim,  ka mobilizuar mjekë dhe infermier/e, të cilët po merren me trajtimin e pacientëve të dyshuar dhe kofirmuar me Covid.

Edhe pas 1 viti të përballjes me Covid-19, mjekët, infermierët dhe stafi tjetër mbështetës po japin maskimumin e tyre për të trajtuar pacientët me Covid.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit