Shqetëson mosha e 13 të vdekurve nga Covidi: Njëri 45, tjetri 53 e një tjetër 59

Instituti Kombëtar ka publikuar raportin e fundit të pandemisë mes shqetësimit të madh të përkeqësimit të situatës. Numri i rasteve për fat të mirë nuk ka kapërcyer 600-shin. Por, numri i të vdekurve ka arritur në 13 për vetëm 24 orë, përcjell Periskopi. Mes të vdekurve, tre janë nga Vushtrria, dy nga Gjilani, dy nga […]
Numri i rasteve për fat të mirë nuk ka kapërcyer 600-shin.
Por, numri i të vdekurve ka arritur në 13 për vetëm 24 orë, përcjell Periskopi.
Mes të vdekurve, tre janë nga Vushtrria, dy nga Gjilani, dy nga Kamenica, dy nga Prizreni, një nga Fushë Kosova, një nga Istogu, një nga Prishtina dhe një nga Skënderaji.
Mosha e tyre është po ashtu shqetësuese. Bashkatdhetari nga Istogu ishte vetëm 45 vjeçar, ndërsa bashkatdhetari nga Fushë Kosova i kishte vetëm 53. Po ashtu, edhe një qytetar nga Prizreni ishte vetëm 59 vjeçar.
Raporti i plotë:
Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (75, 79, 89 vjeç), Gjilan 2 raste (75, 78 vjeç), Kamenicë 2 raste (76, 73 vjeç), Prizren 2 raste (59, 74 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (53 vjeç), Istog 1 rast (45 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç) dhe Skenderaj 1 rast (67 vjeç).












