Shqetësime serioze sigurie: Shqipëri-Angli mund të anulohet

Shqetësime serioze sigurie: Shqipëri-Angli mund të anulohet

Shqipëri-Angli mund të vihet në rrezik për luajtjen nga arsye sigurie. Gazeta “Panorama Sport” ka siguruar një letër konfidenciale që FSHF i ka dërguar së fundmi Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, si dhe duke vënë në dijeni Inspektoratin Urbanistik Vendor në Bashkinë e Tiranës, kryebashkiakun Erion Veliaj si dhe kryeministrin Edi Rama. Gazeta ka […]

Gazeta “Panorama Sport” ka siguruar një letër konfidenciale që FSHF i ka dërguar së fundmi Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, si dhe duke vënë në dijeni Inspektoratin Urbanistik Vendor në Bashkinë e Tiranës, kryebashkiakun Erion Veliaj si dhe kryeministrin Edi Rama.

Gazeta ka mësuar se në direktivat e dhëna nga UEFA kërkohet largimi i ambienteve tregtare rreth stadiumit.

LETRA – Nisur nga direktivat që ka dhënë UEFA për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës, FSHF është vënë në lëvizje duke njoftuar dhe kërkuar nga IKMT zbrazjen e hapësirës rreth stadiumit “Air Albania”.

“Panorama Sport” publikon letrën që si më poshtë citohet: “Në ambientet komerciale të këtij impianti sportiv janë instaluar biznese dhe subjekte të ndryshme, të cilat operojnë në fusha të ndryshme, kryesisht shërbime bari-kafeterie.

Paraprakisht, për ne si federatë është shumë e rëndësishme të theksojmë se prania e këtyre operatorëve i jep jetë dhe kontribuon jo vetëm në mirëqenien e bizneseve, por edhe në larmishmërinë e shërbimeve që ofron ky impiant gjigant.

Gjithsesi, me shqetësim kemi konstatuar se zgjerimi i pazakontë i bizneseve në perimetrin e stadiumit ‘Air Albania’, çdo ditë e më shumë po shndërrohet në një problematikë që del përtej zhvillimit të një biznesi, e duke u kthyer në një element penalizues dhe bllokues për funksionin bazë të këtij impianti, organizimin e ndeshjeve të futbollit.

Operatorë të ndryshëm bar-kafe kanë avancuar me ngritjen e strukturave permanente prej hekuri dhe betoni në trotuaret e stadiumit, duke cenuar seriozisht standardet e sigurisë për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare, por në fakt,
elemente themelore sigurie për çdo organizim ndeshjeje të çdo natyre.

SIGURIA – Duke rikthyer në vëmendje se qëllimi i këtij investimi me vlerë miliona euro ka qenë dhe mbetet organizimi i ndeshjeve ndërkombëtare dhe kombëtare në një nivel tejet elitar, konfirmojmë se me prezencën e këtyre shtojcave që bllokojnë dhe pengojnë sigurinë e stadiumit, ndeshjet ndërkombëtare mund të jenë realisht në rrezik mosorganizimi. Kjo, duke nisur që nga ndeshja historike për të cilën po përgatitemi, Shqipëri-Angli, e planifikuar në 28 mars 2021.

UEFA – Gjithashtu, siç e dini, Tirana tashmë ka marrë besimin e UEFA-s për të zhvilluar finalen e parë të kompeticionit të Ligës së Konferencës, një organizim kompleks, multiinstitucional dhe ngjarje historike e papërsëritshme mbase, por sërish, mund të jenë këto elemente që mund ta cenojnë edhe zhvillimin e këtij eventi. Për këtë arsye, në bashkërendim dhe sipas rekomandimeve të UEFA-s, kërkojmë nga ana e institucioneve tuaja marrjen e të gjitha masave për lirimin e hapësirave nga strukturat permanente të operatorëve bar-kafe që bllokojnë rrugët e kalimit të tifozërive dhe cenojnë sigurinë bazë të kërkuar në një ndeshje”, shkruhet ndër të tjera në letrën që FSHF u ka drejtuar instancave shtetërore, së cilës i bashkëngjiten foto rreth impiantit me praninë e ambienteve tregtare.

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova