Sejdiu: Edhe nëse bëhet Osmani presidente, Kurti do mundohet ta çojë vendin në zgjedhje

Sejdiu: Edhe nëse bëhet Osmani presidente, Kurti do mundohet ta çojë vendin në zgjedhje

Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka thënë se edhe nëse bëhet Vjosa Osmani presidente, Albin Kurti do të mundohet të gjejë mënyra për ta çuar vendin në zgjedhje. Sejdiu ka shtuar se Kurti është duke u pozicionuar si një person i cili mendohet të bëhet një ombrellë e madhe për të gjithë. “Ne ka kohë që […]

Sejdiu ka shtuar se Kurti është duke u pozicionuar si një person i cili mendohet të bëhet një ombrellë e madhe për të gjithë.

“Ne ka kohë që humbim energji dhe resurse në politikë rreth një protagonizmi të skajshëm dhe një diskursi publik që është i mbështetur në parulla bardh e zi, e jo në qeverisje”.

“Mendoj që Lumir Abdixhiku është i qartë në atë se çfarë do të bëjë –  e ka zgjedhur një rrugë që ka të bëjë me opozitë dhe konstruktivitet për aq kohë sa i duhet ta ribëjë LDK-në ashtu siç e do ai”.

“Edhe nëse zgjedhjet Vjosa Osmani presidente, Albin Kurti do të mundohet që të gjejë mënyra që ta çojë vendin përsëri në zgjedhje. Edhe qasja që e ka pasur Kurti karshi partive opozitare është kjo”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Sipas tij, partitë opozitare kanë bërë mirë që nuk e kanë sfiduar këtë qasje të tij sepse është koha që Kurti të vendoset në pozicionin e një udhëheqësi i cili duhet mbajë ca përgjegjësi për veprimet që i bën.

“Është mirë ta shohim Kurtin duke vendosur në vijë centriste gjë që po e shohim çdo ditë duke e bërë. Kurti është duke u pozicionuar si një person i cili mendohet me u bë një qadër e madhe për krejt dhe kjo është një tradhti ndaj vlerave që ai i ka proklamuar për vite”.

Sejdiu ka shtuar se sheh fërkime edhe mes Osmanit e Kurtit të cilën e konsideron si një gjë të mirë.

“Këta dy nuk janë kapak për tenxhere. Ata janë të vendosur mbi veten dhe arritjet kulminante – historia fillon e mbaron me këta dy – fatkeqësisht kjo me kohë mund të shihet”.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik