Seanca konstituive e Kuvendit nesër në orën 10:00, ky është rendi i ditës

Kuvendi i Kosovës njofton për seancën e nesërme konstituive, duke filluar nga ora 10:00. Në njoftimin dërguar mediave, është bërë i qartë edhe rendi i ditës. Lexo Edhe: Burrë e grua vdesin nga COVID-19 në të njëjtën ditë në SHBA Në rendin e ditës janë paraparë tri pika. “1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin […]
Në njoftimin dërguar mediave, është bërë i qartë edhe rendi i ditës.
Lexo Edhe:
Burrë e grua vdesin nga COVID-19 në të njëjtën ditë në SHBA
Në rendin e ditës janë paraparë tri pika.
“1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
2. Dhënia e betimit të deputetëve,
3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit”.
“Gjatë kohëzgjatjes së seancës, mediat mund të qëndrojnë në ballkonin e sallës plenare, konform Rregullores për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit…Po ashtu, Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance, nëpërmjet:
· Ueb faqes së Kuvendit,
· Kanalit zyrtar të Kuvendit në youtube, si dhe
· RTK-së, si medium publik”, përfundon njoftimi.












