Rahoveci triumfon kundër Sigal Prishtinës

Rahoveci triumfon kundër Sigal Prishtinës

Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet me rezultat 77:81 (20:17, 22:22, 16:20, 19:22), në kuadër të javës së 24-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll. Periudha e pare ishte e barabartë deri në minutat e fundit, kur epërsia e vendasve shkoi deri në gjashtë pikë, 20:14, kurse kjo pjesë përfundon […]

Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet me rezultat 77:81 (20:17, 22:22, 16:20, 19:22), në kuadër të javës së 24-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Periudha e pare ishte e barabartë deri në minutat e fundit, kur epërsia e vendasve shkoi deri në gjashtë pikë, 20:14, kurse kjo pjesë përfundon 20:17. Çereku i dytë ishte tërësisht i barabartë, ku Vreshtarët dy herë barazuan shifrat, kurse epërsia më e lartë e prishtinasve shkoi në gjashtë, ndërsa pjesa e parë përfundon 42:39.

Perioda e tretë gjithashtu ishte shumë interesante, me të dy skudrat që kalonin në epërsi, herë njëra e herë tjetra. Epërsia më e lartë gjithashtu u takoi vendasve, 54:48, por mysafirët nuk dorëzohen dhe me një seri të suksesshme kalojnë në epërsi 58:59, sa ishte rezultati pas 30 minutave. Rahoveci vazhdoi me lojë të mirë edhe në 10 minutat e fundit, ku kishte epërsi në gjashtë pikë, 64:70, por bardhekaltrit hyn në një seri prej 9:0, për të rikthyer epërsinë në 73:70. Më pas radha për serinë e suksesshme i takoi mysafirëve prej 7:0, për të kaluar në epërsi 73:77, tre minuta nga fundi i përballjes. Fundi ishte mjaft dramatik, por i bukur për Rahovecin që triumfoi 77:81.

Te Sigal Prishtina u dalluan Nigel Johnson me 22 pikë dhe Tevin Mack me 20, kurse te Rahoveci më të mirët ishin Darell Davis me 31 pikë, 11 kërcime e 6 asistime dhe Ed Daniel me 24 pikë.

Sigal Prishtina tani ka 9 fitore dhe 15 humbje, kurse Rahoveci 15 fitore dhe 9 humbje.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova