Qeqa Krelanit nuk po i pëlqen logoja e FFK’së: Ngjan me emblemë ushtarake

Qeqa Krelanit nuk po i pëlqen logoja e FFK’së: Ngjan me emblemë ushtarake

Logoja e re e Federatës së Futbollit të Kosovës, ka nxitur reagime të ndryshme. Ndërsa ka komentuar këtë zhvillim, opinionistja e sportit, Qëndresa Krelani, po vlerëson se kjo logo lë shumë për të dëshiruar. Ajo deklaroi në Info Magazine, se Kosova pavarësisht faktorit ndërkombëtar, është dashur vet të vendos për formën e një prezantimi të […]

Logoja e re e Federatës së Futbollit të Kosovës, ka nxitur reagime të ndryshme.

Ndërsa ka komentuar këtë zhvillim, opinionistja e sportit, Qëndresa Krelani, po vlerëson se kjo logo lë shumë për të dëshiruar.

Ajo deklaroi në Info Magazine, se Kosova pavarësisht faktorit ndërkombëtar, është dashur vet të vendos për formën e një prezantimi të tillë më anë të logos, meqë kjo aktualja po i ngjan në një emblemë ushtrie, njofton Klan Kosova.

”Konfirmimi është se ne jemi shtet që jemi njohur me të drejta të plota në dy shtëpi shumë të famshme siç është UEFA dhe FIFA”.

”Në këtë rast sa i përket finalizimit të logos, mua nuk më pëlqen akoma që ende ka ndikim faktori ndërkombëtar”.

”Unë e kuptoj lobimin e madh edhe përkrahjen e madhe që ka bërë federata gjermane, që neve të mos na lëkundet fare ulësja në UEFA dhe FIFA, dhe në anën tjetër e di që në Kosovë ka shumë kompani e brende, që mund të punojnë e të finalizojnë punën, mund të kemi edhe prodhim vendor në finalizimin e një logoje”.

”Kjo është një temë që prapë se prapë lidhet me logon për të cilën mua më ka pëlqyer por jo aq sa unë kam pritur sepse ne si kosovarë patjetër jemi shumë të ndjeshëm  përballë çdo gjëje që ne na prezantohet në tavolinë e gatshme, ku veç duhet marrë konfirmimin, por neve duhet të pyetemi sepse ne nuk kemi nisur të bëjmë futboll pas luftës apo kur jemi pranuar me të drejta të plota në këto dy qeveri të futbollit, por ne bëjmë futboll qysh në vitet e ’40-ta”.

”Logoja më është dukur më shumë sikur e ushtrisë. Do të doja që të ishte një top i rrumbullakët, me rëndësi, në anën tjetër për ta kapitalizuar pak prej më të mirës, ëshë se shkruan Kosova, mirëpo unë do të doja ta shihja topin aty, si një simbol verifikuar për çka dhe gjithmonë luftojmë për të arritur në nivele ndërkombëtare”.

”Jemi falënderues për çdo gjë që kanë bërë faktori ndërkombëtar, por jemi ne ata që vendosim, pa pasur shumë trafik nga të huajtë që vendosin për vendin tonë, logon tonë apo fanellat tona”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova