Pasuria e Lumir Abdixhikut: Shtëpi të madhe, pa veturë, borxh të madh në banka

Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e sotëm zgjedhor. Abdixhiku do të pasojë në këtë pozitë Isa Mustafën, Fatmir Sejdiun dhe Ibrahim Rugovën. Por, cila është pasuria e tij? Abdixhiku del se ka në pronësi dy shtëpi, që së bashku vlejnë 350 mijë euro. Njëra prej tyre është e […]
Abdixhiku del se ka në pronësi dy shtëpi, që së bashku vlejnë 350 mijë euro.
Njëra prej tyre është e përbashkët dhe është blerë nga kursimet dhe kredia bankare. Ndërsa tjetra është trashëgimi nga prindërit dhe në pronësi është e prindërve të tij, përcjell Periskopi.
Ai ka edhe 1 hektar e gjysmë tokë që vlen 90 mijë euro e të cilën e ka trashëgimi nga gjyshërit dhe që i përket prindit të tij.

Z.Abdixhiku nuk ka ndonjë veturë në emër të tij. Por, gruaja e tij e ka një Mercedes që vlen 28 mijë e 500 euro.
Abdixhiku në AKK nuk ka deklaruar asnjë aksion në ndonjë shoqëri komerciale.

Për para të gatshme, ai ka deklaruar 7 mijë e 786 euro.
Në detyrimet financiare, del se ai ka mbi 40 mijë euro. /Periskopi












