Pacolli pas vaksinimit të Kurtit: Shfrytëzoi donacionin për t’u vaksinuar i pari

Kryeministri Albin Kurti sot mori i pari vaksinën anti-COVID, e për këtë reagoi kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli. Sipas tij, Kurti shfrytëzoi donacionin e COVAX-it, pasi që thotë se më shumë kanë nevojë ata që përballen çdo ditë me COVID-19, sesa njerëzit e politikës. ”Vaksina “Astra Zeneca” e cila erdhi si donacion nga aleanca Covax, […]
Sipas tij, Kurti shfrytëzoi donacionin e COVAX-it, pasi që thotë se më shumë kanë nevojë ata që përballen çdo ditë me COVID-19, sesa njerëzit e politikës.
”Vaksina “Astra Zeneca” e cila erdhi si donacion nga aleanca Covax, është e sigurt dhe e suksesshme në miliona njerëz në mbarë botën. Qytetarët dhe ata që përballen çdo ditë me Covid kanë nevojë për këtë donacion, më shumë sesa njerëzit e politikës, të cilët kanë më shumë mundësi ta mbrojnë veten, e jo duke shfrytëzuar donacionin”, thotë Pacolli përmes një shkrimi në Facebook.











