Nisni ditën me mollë për të qenë të shëndetshëm

Nisni ditën me mollë për të qenë të shëndetshëm

Deri më tani, kemi dëgjuar dhe besuar në shprehjen popullore: “Një mollë në ditë dhe i thua mjekut ik.” Të gjitha varietetet e mollëve përmbajnë vlera të jashtëzakonshme, por ato jeshilet janë të pasura me proteina, vitamina, minerale dhe mbi të gjitha, fibër. Mollët jeshile rregullojnë problemet me tretjen, nivelet e glukozës në gjak dhe […]

Të gjitha varietetet e mollëve përmbajnë vlera të jashtëzakonshme, por ato jeshilet janë të pasura me proteina, vitamina, minerale dhe mbi të gjitha, fibër.

Mollët jeshile rregullojnë problemet me tretjen, nivelet e glukozës në gjak dhe përmirësojnë oreksin.

Mollët jeshile mund të konsumohen që në fillim të ditës me stomak bosh dhe ju ofrojnë përfitimet e mëposhtme.

Antioksidantët

Mollët jeshile janë një nga burimet më të mira të flavonoidëve dhe vitaminës C.

Së bashku, këto përbërës funksionojnë si antioksidantë dhe shfarosin radikalet e lira që dëmtojnë qelizat.

Avantazhi i të ngrënit një mollë jeshile me stomak bosh është se organizmi pajiset me armë të forta për largimin e këtyre substancave të rrezikshme dhe shmangien e sëmundjeve kronike.

Rënie në peshë

Ngrënia e një molle jeshile me stomak bosh është e rëndësishme në përpjekjet tuaja për të rënë në peshë.

Mollët jeshile përmbajnë pak kalori dhe shumë fibër, duke shuar urinë menjëherë.

Me mollën jeshile, metabolizmi do të punojë më së miri.

Glukoza në gjak

Molla jeshile me stomak bosh balancon nivelin e sheqerit në gjak.

Kjo është shumë e rëndësishme për njerëzit që vuajnë nga diabeti dhe jo vetëm.

Duke qenë se mollët jeshile janë të pasura me fibër të tretshme, ngrënia me stomak bosh vonon përthithjen e sheqerit dhe ky efekt zgjat për shumë kohë.

Studimet tregojnë se gratë që hanë një mollë jeshile me stomak bosh çdo ditë kanë 30% gjasa më pak për tu prekur nga diabeti i tipit 2.

Mjekët thonë se ne kemi nevojë për 28 gramë fibër në ditë.

Një mollë e vetme ka 5 gramë.

Dhëmbë të bardhë e të pastër

Me ngrënien e mollës jeshile në mëngjes ju mund të pastroni dhëmbët.

Fibra shkatërron bakteret e gojës dhe shmang akumulimin e baktereve të tjera.

Rrahje të shëndetshme të zemrës

Një arsye tjetër përse duhet të hani mollë me stomak bosh është kaliumi që balancon lagështinë e qelizave.

Kjo është e nevojshme për rrahje të rregullta të zemrës.

Shkencëtarët thotë se njeriu ka nevojë për 4.700 miligramë kalium në ditë.

Çdo mollë përmban 115 miligramë kalium që mjafton për të mbajtur rrahjet e zemrës në nivele optimale

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve