Nis vaksinimi masiv në Shqipëri, Rama: Brenda majit 500 mijë vaksinime

Ka nisur sot rreth orës 10:00 në sheshin Skënderbej në kryeqytet procesi i vaksinimit masiv i popullsisë për moshat 70 vjeç. Ministria e Shëndetësisë ka ngritur një tendë në shesh ku qytetarët do të mund të marrin vaksinën kineze tashmë. Sipas ministrisë çadra dhe vendet e vaksinimit do të mund të vaksinë rreth 1000 qytetarët […]
Ka nisur sot rreth orës 10:00 në sheshin Skënderbej në kryeqytet procesi i vaksinimit masiv i popullsisë për moshat 70 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë ka ngritur një tendë në shesh ku qytetarët do të mund të marrin vaksinën kineze tashmë.
Sipas ministrisë çadra dhe vendet e vaksinimit do të mund të vaksinë rreth 1000 qytetarët sot dhe pritet që në ditët në ditët në vazhdim vaksinohen disa mijëra në ditë.
Personat mbi moshën 70 dhe 75 vjeç që do të vaksinohen me vaksinën kineze do të lajmërohen nga mjeku i familjes.
Qytetarët në fillim regjistrohet dhe pasi marrin vaksinën qëndrojnë rreth 30 minuta aty për të parë efektet dhe më pas largohen.
Nga ana tjetër, kryeministri Rama i pranishëm në shesh tha se me vaksinimin pritet që të ketë një lehtësim të masave në sezonin veror dhe premtoi që brenda majit pritet që të kenë marrë vaksinën rreth 500 mijë qytetarë.
Rama: U hap rruga për vaksinimin masiv dhe të shpejtë, të gjithë qendrat shëndetësore kanë filluar vaksinimi, janë dhe këto pika që ndihmojnë, objektivi ynë është që brenda majit të kemi të vaksinuar 500 mijë qytetarë, kemi vënë qershorin si afat të mos na thoni pse se mbani fjalën, por brenda majit kam bindjen që do të jenë vaksinuar. Kemi siguruar sasi të konsiderueshme dhe vijojmë punë për të siguruar të gjithë sasitë e nevojshme dhe shpresoj shumë që ky sezon turistik do të jetë shumë i lehtësuar. Kemi bindjen që deri në pranverën e ardhshme do të jetë e vaksinuar e gjithë popullata, por mendoje se mund ta bëjmë më shpejt. Jeta është bërë stresuar për shkak të pandemisë dhe çlirimi i tyre është kënaqësinë më e madhe që kam marrë gjatë këtij procesi. Nuk do të kërkohet pasaportë vaksinimi për turistët.












