Në xhaminë shqiptare shitet libri që arsyeton vrasjen e kritikëve të Muhamedit

Në xhaminë shqiptare shitet libri që arsyeton vrasjen e kritikëve të Muhamedit

Titulli dhe pamja e librit duken fare neutrale. “Ilmihal për gratë”, gjegjësisht një libër ka për qëllim të përcjellë “njohuritë themelore islame”. Por, ajo që është shqetësuese këtu është përmbajtja skandaloze e librit. “Kushdo që fyen Profetin Muhamed, fyen ose kritikon fenë e tij në çfarëdo mënyre, duhet të vritet” mund të lexohet veç tjerash […]

Titulli dhe pamja e librit duken fare neutrale. “Ilmihal për gratë”, gjegjësisht një libër ka për qëllim të përcjellë “njohuritë themelore islame”.

Por, ajo që është shqetësuese këtu është përmbajtja skandaloze e librit. “Kushdo që fyen Profetin Muhamed, fyen ose kritikon fenë e tij në çfarëdo mënyre, duhet të vritet” mund të lexohet veç tjerash në këtë libër, transmeton albinfo.ch. Këtu pra kemi të bëjmë me thirrjen për vrasje.

Libri “Ilmihal për Gratë” përshkruan gjithashtu mënyrën e sjelljes në raport me gratë. “Burri ka të drejtë ndëshkimi nëse gruaja, në kundërshtim me dëshirat e burrit të saj, fton burra të huaj në shtëpi, përfshihet me burra të huaj, shpërdoron pasurinë e përbashkët me burra të huaj dhe neglizhon detyrat e saj fetare.”

Në këto raste, lejohen goditjet e lehta. Por, koka, fytyra ose gjoksi nuk guxojnë të goditen. Po ashtu, nga ky ndëshkim nuk bën të rezultojnë dëmtime të rrezikshme për jetën, përcjell albinfo.ch. “Asnjë shenjë ose gjurmë nuk duhet të shfaqet në trup si rezultat i rrahjes”, thotë libri më tutje.

Në fund të fundit, fjala është “vetëm për ushtrim të presionit psikologjik mbi gruan” në mënyrë që të drejtohet sjellja e gruas drejt së mirës.

Përgjegjësi i Islamshop-it, B.K. (emër i shifruar) i pyetur nga “Tages Anzeiger” thotë se nuk dinte asgjë për librin dhe përmbajtjen e tij. Duke pasur parasysh numrin e madh të produkteve që shiten aty, ai nuk mund të dinte gjithçka, është arsyetzuar ai.

Sidoqoftë, libri nuk mund të blihet më në këtë dyqan. Ai ndërkohë është hequr nga faqja e internetit.

Vetë xhamia është regjistruar si “Fonadacion për Rininë Islame”. Fondacioni thotë se qëllimi i tij është të promovojë nevojat fetare të myslimanëve në Zvicër, trasnmeton albinfo.ch. Përveç xhamisë dhe tregtisë në internet, fondacioni është gjithashtu aktiv në ndihma humanitare dhe mbledh donacione.

Autoriteti Mbikëqyrës i fondacionit planifikon të paraqesë një ankesë penale

Autoriteti mbikëqyrës prej kohësh kishte dyshime nëse kapitali themeltar prej 50,000 franga fillimisht ishte përdorur në përputhje me qëllimin e tij. Në maj të vitit 2019, Autoriteti Mbikëqyrës i Fondacionit Federal kishte shkruar: “Për momentin, mund të supozohet se fondacioni do të duhet të likuidohet. Nëse është e nevojshme, duhet të shqyrtohen edhe përgjegjësitë civile dhe / ose penale të organeve të fondacionit gjithashtu  (…) “.

Autoriteti mbikëqyrës kishte caktuar një administrator dhe B. K., si President i Bordit të Administrimit, hiqet nga regjistri tregtar, përcjell albinfo.ch. Por kjo nuk solli ndonjë dobi. Edhe administruesi i besuar nuk arriti të merrte pasqyrën e qartë të situatës financiare.

Në shkurt ai u dorëzua, “nga zemërimi”, siç thuhet në gazetë. Autoriteti mbikëqyrës i fondacionit tani dëshiron të ushtrojë një ankesë penale për mosbindje ndaj urdhrave zyrtarë./Albinfo/

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja