Mjekët kërkojnë masa shtesë pas rritjes së numrit të pacientëve të hospitalizuar me COVID-19

Mjekët kërkojnë masa shtesë pas rritjes së numrit të pacientëve të hospitalizuar me COVID-19

Me rritjen e numrit të rasteve të hospitalizuara me COVID-19, punëtorët shëndetësorë po kërkojnë masa shtesë mbrojtëse ndaj këtij virusi. Ata janë shprehur të pakënaqur që Qeveria e Kosovës ka lehtësuar masat mbrojtëse gjatë muajit shkurt, derisa thonë se janë shumë të lodhur nga gjendja me pandeminë. Punëtorët shëndetësorë janë të lodhur nga ballafaqimi me […]

Punëtorët shëndetësorë janë të lodhur nga ballafaqimi me pandeminë COVID-19, për tashmë gati një vit. Ata shprehen të shqetësuar me rritjen e numrit të pacientëve të hospitalizuar me COVID-19, derisa janë pro masave shtesë mbrojtëse ndaj këtij virusi.

Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, ka thënë  se punëtorët shëndetësorë kanë filluar të lodhen nga kjo gjendje me pandeminë dhe se tashmë disa herë, ata kanë tërhequr vërejtjen në lidhje me lehtësimin e masave, por që askush nuk u ka dal në mbështetje.

Ai ka treguar se 1 mijë e 338 mjekë deri tani janë infektuar me COVID-19, derisa është shprehur se lodhja e tyre ndikon në dhënien e shërbimeve shëndetësore.

“Gjendja momentalisht është ende e menaxhueshme, por ka rrezik për mbingarkesë, e për tu përsëritur situata e muajit gusht. Është bërë një vit që jemi në këtë lloj presioni të vazhdueshëm. Gjatë këtij viti një muaj ka qenë gjysmë relaksimi, ndërsa tani ka filluar të mbizotërojë lodhja. Një pjesë e doktorëve nuk janë as të lëmive specifike. Ne po vërejmë ankesa prej kuadrove të mesëm e mjekëve për një lodhje kronike që ka filluar të ndikojë edhe në punën e tyre, pra në dhënien e shërbimeve”, ka theksuar ai për Express..

Sejdiu ka thënë se do të jenë pro masave të reja ndaj COVID-19, edhe pse ka theksuar se tani nuk dihet se sa efekt do të kenë ato.

“Ne do të jemi pro masave të reja me siguri. Sa mund të kenë rezultat ato, tani nuk mund ta dimë, por që dëmi i virusit është bërë shumë i madh gjatë këtyre ditëve”, ka deklaruar ai.

Për lehtësimin e masave anti-COVID, Ministria e Shëndetësisë nuk kishte konsultuar as Bordin Këshillëdhënës për COVID-19. Anëtarë të këtij bordi kishin kritikuar ministrinë për lehtësimin e masave, derisa vendimin e marrë e kishin konsideruar politik.

Ndërsa, nga fillimi i këtij viti e deri tani, në institucionet publike shëndetësore është parë një rritje e rasteve të hospitalizuara.

Derisa më 6 janar të këtij viti në këto institucione ishin të shtrirë 524 pacientë, sot janë të hospitalizuar 674 pacientë.

Në raportin që ka siguruar Express nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës, bëhet e ditur se 674 pacientë janë të hospitalizuar sot në spitalet rajonale dhe në 5 klinikat e QKUK’së, ku po trajtohen pacientët me COVID-19.

5 nga këta pacientë janë në respiratorë, 28 në ventilim mekanik joinvaziv dhe 474 me oksigjen.

Në Klinikën Infektive sot janë të shtrirë 103 pacientë. Ndërsa në Spitalin e Prizrenit janë të shtrirë 106 pacientë, në atë të Gjakovës 71, në Spitalin e Pejës 67, në atë të Gjilanit 79, në Spitalin e Vushtrrisë 15, në atë të Mitrovicës 12, ndërsa në Spitalin e Ferizajt 34 pacientë.

Kryetarët e komunave nuk duan masa shtesë

Derisa punëtorët shëndetësorë po kërkojnë masa shtesë, kryetarët e komunave e kundërshtojnë një gjë të tillë.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë për Express se numri i të infektuarve në raport me përqindjen e testimeve të kryera, nuk është i madh.

Ai ka deklaruar se drejtorët e shëndetësisë në komuna janë shprehur se masat aktuale janë adekuate, por vetëm duhet të monitorohen më strikt.

“Ne në diskutimin të cilin e kemi pasur me drejtor komunal të Shëndetësisë, që e kanë barrën kryesore sa i përket angazhimit për mospërhapjen e COVID-19, pasi 15 për qind e rasteve të infektuarve dërgohen në QKUK ndërsa 85 për qind në nivel lokal, është konkluduar që masat janë adekuate, por duhet të monitorohen më strikt”, ka thënë ai.

Ibrahimi ka thënë tutje se kryetarët e komunave përveç shëndetit publik janë duke menduar edhe për ekonominë.

“Kryetarët e komunave janë përgjegjës ndaj qytetarëve, përveç shëndetit publik po mendojnë edhe për atë ekonomik. Shtabet emergjente komunale janë duke i mbajtur takimet e rregullta anti-COVID, dhe në të gjitha këto takime, situata vlerësohet që është e menaxhueshme”, ka shtuar ai.

Ndërsa, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se masat e njëjta anti-COVID do të vazhdojnë të jenë në fuqi.

Megjithatë, ai ka paralajmëruar masa më rigoroze nëse numri i të infektuarve me këtë virus rritet

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit