Minatorët e Artanës në grevë, kryeshefi i Trepçës thotë se pagat dalin deri të hënën

Minatorët e Artanës në grevë, kryeshefi i Trepçës thotë se pagat dalin deri të hënën

Minatorët e Minierës së Artanës kanë hyrë sot në grevë për shkak që nuk i marrë akoma pagat për këtë muaj. Ibrahim Mehmeti, i cili punon si xehtar në këtë minierë, i tha klankosova.tv se menaxhmenti i Trepçës ka bërë diskriminim ndaj tyre për shkak se minatorëve të Trepçës iu kanë dalë pagat e atyre jo. “Aktualisht […]

Minatorët e Minierës së Artanës kanë hyrë sot në grevë për shkak që nuk i marrë akoma pagat për këtë muaj.

Ibrahim Mehmeti, i cili punon si xehtar në këtë minierë, i tha klankosova.tv se menaxhmenti i Trepçës ka bërë diskriminim ndaj tyre për shkak se minatorëve të Trepçës iu kanë dalë pagat e atyre jo.

“Aktualisht jemi 20 punëtorë që kemi hyrë në grevë, derisa edhe pak vjen edhe ndërrimi i dytë dhe bëhemi diku 70 punëtorë. Kemi hyrë në grevë për shkak të pagave që nuk i kemi marrë. Është bërë një diskriminim ndaj neve, sepse minatorëve në Trepçë iu kanë dalë pagat e neve jo. Ne do të vazhdojmë me grevën edhe nesër dhe deri në realizimin e kërkesave”.

Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me menaxhmentin e Trepçës.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv, Enes Muzaqi, i tha Klan Kosovës se pagat do të dalin më së largu deri të hënën.

“Ne kemi siguruar sasinë e nevojshme të koncentratit dhe e kemi shitur atë. Por, shumat e mëdha të transaksioneve ndërbankare kërkojnë kohë dhe duhet të verifikohen. Ne e kemi shitur sasinë e nevojshme tek kompanitë ndërkombëtare, pra kemi pasur prodhim të bollshëm. Me këto mjete i kemi siguruar edhe paratë për mbulimin e pagave. Ato pritet të dalin ose nesër ose më së largu deri të hënën. Kjo kohë, siç e thashë, nevojitet që të verifikohen transaksionet bankare me kompanitë e huaja për shumat e mëdha. Sot janë ndarë pagat për minatorët në Stantërg”.

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin