Meliza Haradinaj: Për keqardhje me sa lehtësi iu dha leja Petkoviqit të vizitojë Kosovën

Meliza Haradinaj: Për keqardhje me sa lehtësi iu dha leja Petkoviqit të vizitojë Kosovën

Ish-kryediplomatja e Kosovës, Meliza Hardinaj-Stublla, ka reaguar në lidhje me lëshimin e lejes për vizitë të ashtuquajturit drejtori të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Haradinaj-Stublla e ka cilësuar për keqardhje lëshimin e kësaj leje nga MPJD. Postimi i plotë: NUK KA SOVRANITET ME VENDIME JOSOVRANE Është për keqardhje se me sa […]

Ish-kryediplomatja e Kosovës, Meliza Hardinaj-Stublla, ka reaguar në lidhje me lëshimin e lejes për vizitë të ashtuquajturit drejtori të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Haradinaj-Stublla e ka cilësuar për keqardhje lëshimin e kësaj leje nga MPJD.

Postimi i plotë:

NUK KA SOVRANITET ME VENDIME JOSOVRANE

Është për keqardhje se me sa lehtësi MPJD paska aprovuar lejen për hyrje në Kosovë të të ashtuquajturit Drejtor i Zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq, kur dihen tashmë shkeljet e njëpasnjëshme të Serbisë bërë në vazhdimësi kundër Kosovës, e sidomos muajve të fundit pa dhënë asnjë përgjegjësi:
1. Mbajtja në arrest ilegal të dy qytetarëve tanë të arrestuar në kufi;

2. Kontrabandimi kriminal i vaksinave të dyshimta në territorin e Kosovës;

3. Mohimi e mbrojtja me krenari e krimeve gjenocidale gjatë luftës në Kosovë;

4. Përdorimi i gjuhës shqiptarofobe e fashiste ndaj shqiptarëve;

5. Mirëmbajtja e strukturave paralele në disa pjesë të Kosovës;

6. Shkelja e secilës marrëveshje të nënshkruar me Kosovën;

7. Presioni e shantazhi mbi serbët e mire-integruar në Kosovë;

8. Interferimi dhe shantazhi në institucionet e RKS nga veglat e Vuçiqit;

9. Kampanja e tmerrshme për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë;

10. Deklaratat e vazhdueshme politike kundër shtetësisë së Republikës së Kosovës…etj.

Edhe 22 vjet pas lufte, nuk po mbushemi mend që të respektojmë veten dhe dinjitetin tonë, pa lejuar nëpërkëmbjen nga të tjerët.
PSE?!

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik