Lutfi Haziri pas humbjes: Zoti ju ruajtë, LDK e dëshmoi se është shkollë politike

Edhe kandidati për kryetar të LDK-së, Lutfi Haziri, që humbi garën zgjedhore ndaj Lumir Abdixhikut ka mbajtur fjalën pas zhvillimeve të fundit në parti. Ai uroi z.Abdixhiku e madje edhe u përqafua me të. “Do të qëndrojmë prapa çdo ditë.” – iu drejtua ai z.Abdixhiku si kryetar të ri të LDK-së, përcjell Periskopi. “Na kanë […]
Ai uroi z.Abdixhiku e madje edhe u përqafua me të.
“Do të qëndrojmë prapa çdo ditë.” – iu drejtua ai z.Abdixhiku si kryetar të ri të LDK-së, përcjell Periskopi.
“Na kanë shoshitë, na kanë analizu, e edhe na kanë trazu besa. Sot ju dëshmuat se LDK-ja është shkollë politike, është vetë shteti i Kosovës për të cilin kemi punu pa u ndalë.” – tha ai më tej.
Ai në krah kishte vetë z.Abdixhiku.
Ai përmendi faktin se z.Abdixhiku do të jetë kryetari më i ri në skenën politike vendore. /Periskopi












