Kurtit i vjen një letër nga Turqia: Nuk i përmendet Ambasada në Jerusalem

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më në fund ka marrë një letër urimi nga Turqia – dhe në të cilën nuk i është kërkuar që të shqyrtojë vendimin për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Është Qendra Kulturore Shqiptare “Shemsetin Sami Frashëri” në Ankara e cila i ka dërguar letër urimi kryeministrit. “Me këtë […]
Është Qendra Kulturore Shqiptare “Shemsetin Sami Frashëri” në Ankara e cila i ka dërguar letër urimi kryeministrit.
“Me këtë rast, qendra ka uruar kryeministrin Kurti për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke theksuar që komuniteti shqiptar që jeton në Turqi, do të mbajë gjithmonë marrëdhënie me Shtetin e Republikës së Kosovës, duke luajtur rol në urën mes dy shteteve.” – ka thënë kryeministria të ketë thënë qendra në fjalë, përcjell Periskopi.
Presidenti i Republikës së Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, i ka dërguar deri tash dy letra Kurtit duke i kërkuar atij që të shqyrtojë vendimin për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Njoftimi nga kryeministria:
The Prime Minister of the Republic of Kosovo, Albin Kurti, received a congratulatory letter from the Albanian Cultural Center, “Shemsetin Sami Frashëri” in Ankara.
On this occasion, this Center congratulated Prime Minister Kurti for the victory in the February 14 elections, emphasizing that the Albanian Committee living in Turkey, will forever maintain relations with the State of the Republic of Kosovo, playing a key role in the bridge between two states.
The Albanian Cultural Center, “Shemsetin Sami Frashëri” hopes that during this government they will jointly organize numerous cultural activities.











