“Kuqezinjtë” kërkojnë fitore kundër San Marinos, këto janë formacionet e mundshme

“Kuqezinjtë” kërkojnë fitore kundër San Marinos, këto janë formacionet e mundshme

Shqipëria do të kërkojë sot fitoren e dytë në kualifikimet për në Botërorin “Katar 2022”, ku do të zhvillojë ndeshje si mysafire kundër Kombëtares së San Marinos. Vendasit kanë pësuar humbje kundër Anglisë dhe Hungarisë në dy ndeshjet e para të kualifikimeve, kurse Shqipëria humbi 2:0 kundër Anglisë, pasi paraprakisht mposhtën Andorrën në ndeshjen e […]

Shqipëria do të kërkojë sot fitoren e dytë në kualifikimet për në Botërorin “Katar 2022”, ku do të zhvillojë ndeshje si mysafire kundër Kombëtares së San Marinos.

Vendasit kanë pësuar humbje kundër Anglisë dhe Hungarisë në dy ndeshjet e para të kualifikimeve, kurse Shqipëria humbi 2:0 kundër Anglisë, pasi paraprakisht mposhtën Andorrën në ndeshjen e parë, përcjell KosovaPress.

Kanë kaluar 17 vite që nga fitorja e fundit e San Marinos, ku atë kohë mposhtën Lihtenshtajnin me rezultat minimal 1:0, fitore kjo që mbetet e vetmja për “La Serenissiman” në kualifikueset e Botërorit.

Në anën tjetër, Shqipëria filloi kualifikimet për në “Katar 2022” me një paraqitje tejet të mirë kundër Andorës, ku golin e fitores dhe të vetmin në ndeshje e shënoi Ermir Lenjani.

Kurse në ndeshjen e fundit, lojtarët e Edoardo Rejas pësuan humbje kundër Anglisë me rezultat 2:0.

Të dy trajnerët nuk pritet të kenë probleme me lëndime, ku të “kuqezinjtë” do të mungojë vetëm mbrojtësi Marash Kumbulla, për të cilin veçse ka përfunduar sezoni.

Formacionet e mundshme të Shqipërisë dhe San Marinos i gjeni më poshtë.

San Marino (5-3-2): Benedettini; Battistini, Fabbri, Brolli, Rossi, Palazzi; Lunadei, Golinucci, Mularoni; Nanni, Berardi

Shqipëria (3-5-2): Berisha; Ismajli, Lenjani, Djimsiti; Hysaj, Laci, Bare, Gjasula, Lenjani; Manaj, Cikalleshi

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova