Kuçi: Kurti tradhtoi të Majtën me katër ekonomistë të Djathtë në kabinet

Aktivistja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka bërë një status në profilin e saj në Facebook ku akuzon VV-në se ka tradhtuar “të Majtën” si ideologji përmes tre ministrave dhe një zv.kryeministri. Kuçi ka përmendur emrin e zv.kryeministrit të parë, Besnik Bislimit, atë të ministres së Ekonomisë (Artane Rizvanolli), ministren e Tregtisë (Rozeta Hajdari) dhe […]
Kuçi ka përmendur emrin e zv.kryeministrit të parë, Besnik Bislimit, atë të ministres së Ekonomisë (Artane Rizvanolli), ministren e Tregtisë (Rozeta Hajdari) dhe ministrin e Financave (Hekuran Murati) si politikanë të Djathtë.
VV është deklaruar parti e Qendrës së Majtë, por katër ekonomistë e mësipërm konsiderohen si ekonomistë të së Djathtës, shkruan Periskopi.
“As vet LDK nuk do te mund te gjente profile me te djathte se keta!” – ka komentuar znj.Kuçi.
Ky është statusi i plotë:
Artane Rizvanolli
Rozeta Hajdari
Besnik Bislimi
Hekuran Murati
As vet LDK nuk do te mund te gjente profile me te djathte se keta!











