Kuçi e PSD-së fjalë të rënda për LDK-në pas vendimit për t’i bërë kuorumin Vjosa Osmanit

Aktivistja e Partisë Social-Demokrate [PSD], Natyra Kuçi, ka komentuar vendimin e LDK-së për t’i bërë kuorumin për presidente Vjosa Osmanit. Kuçi e ka nënkuptuar si një tradhti të pozicionit opozitar vendimin e z.Abdixhiku, kryetarit të LDK-së. “LDK-ja e konfirmoj që nuk është në gjendje të prodhoj politikë të re e spjegim të ri për këtë […]
Kuçi e ka nënkuptuar si një tradhti të pozicionit opozitar vendimin e z.Abdixhiku, kryetarit të LDK-së.
“LDK-ja e konfirmoj që nuk është në gjendje të prodhoj politikë të re e spjegim të ri për këtë pushtet prandaj po dorëzohet vullnetarisht për t’u instrumentalizuar nga hegjemonia e Kurtit.” – ka thënë znj. Kuçi, përcjell Periskopi.
Me këtë vendim të LDK-së, ajo pretendon se Kurti do të ketë pushtet të plotë në duar.
PSD vazhdimisht ka akuzuar kryeministrin Kurti, të cilin dikur e kishin bashkë-aktivist, për tendenca autoritare.
Statusi i plotë:
LDK-ja e konfirmoj që nuk është në gjendje të prodhoj politikë të re e spjegim të ri për këtë pushtet prandaj po dorëzohet vullnetarisht për t’u instrumentalizuar nga hegjemonia e Kurtit. Instrumentalizimi i LDK-së nga VV-ja do të jetë pushteti i plotë në duart e Kurtit.












