Kosovë-Suedi: Mobilizim i madh i Policisë, bllokohen rrugët që dërgojnë në ‘Fadil Vokrri’

Policia e Kosovës ka marrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e ndeshjes mes Kombëtares së Kosovës dhe Suedisë në ‘Fadil Vokrri’, duke bllokuar e vendosur pika kontrolli nëpër rrugët që dërgojnë në stadium, shkruan Periskopi. Për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales, policia do të veprojë në të gjitha rrugët të cilat lidhen […]

Policia e Kosovës ka marrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e ndeshjes mes Kombëtares së Kosovës dhe Suedisë në ‘Fadil Vokrri’, duke bllokuar e vendosur pika kontrolli nëpër rrugët që dërgojnë në stadium, shkruan Periskopi.

Për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales, policia do të veprojë në të gjitha rrugët të cilat lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”, duke vendosur pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të automjeteve.

Njoftimi i plotë nga organet e rendit për ndeshjen që luhet nesër (e diele) nga ora 20:45.

Prishtinë, 27 mars 2021-Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë ka bërë përgatitjet për të ofruar siguri për ndeshjen që nesër zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në mes të Kosovës dhe Suedisë.

Për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales, policia do të veprojë në të gjitha rrugët të cilat lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”, duke vendosur pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të automjeteve.

Bllokimet dhe kufizimet në zonën përreth Stadiumit do të bëhen, bazuar në vendimin e lëshuar nga Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria për shërbime Publike.

Plani në fjalë do të fillojë të implementohet nesër prej orës 07:00, deri në pëfundim të ndeshjes, ku do të ndërpritet qarkullimi dhe ndalohet parkimi i të gjitha automjeteve në rrugët: “Enver Zymberi” dhe “Rinia”.

Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lusim qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre drejt stadiumit të qytetit me vetura.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova