Kërkesa e ‘Skifterave’ për ministrin e ri të sportit, Hajrullah Çeku

Kërkesa e ‘Skifterave’ për ministrin e ri të sportit, Hajrullah Çeku

Ultrasit e skuadrës së Gjilanit vinë me një kërkesë për ministrin e ri të Kulturës dhe Sportit, Hajrullah Çekun. Nëpërmjet një shkrimi në facebook, kryesia e Skifterave, ka kërkuar nga Ministria e Kulturës dhe Sportit dhe deputetët e parlamentit të Kosovës, që të fillojnë intervenimin dhe planifikimin për realizim në kohë rekorde të projektit të […]

Nëpërmjet një shkrimi në facebook, kryesia e Skifterave, ka kërkuar nga Ministria e Kulturës dhe Sportit dhe deputetët e parlamentit të Kosovës, që të fillojnë intervenimin dhe planifikimin për realizim në kohë rekorde të projektit të Stadiumit të Qytetit në Gjilan.

Shkrimi i plotë:

Letër e hapur

Për:Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit,Deputetët në Kuvendin e Kosovës nga Rajoni i Anamoravës.

I nderuar ministër Hajrullah Çeku,

Ju urojmë për emërimin tuaj në këtë sektor i cili për një pjesë të konsiderueshme të popullit përbën një ndër fushat më të rëndësishme në jetë!

Na lejoni që përmes kësaj letre të paraqesim shqetësimin dhe nevojën për shqyrtim emergjent të kërkesës tonë duke marrë parasysh zotimet tuaja se do të qëndroni në nivel të detyrës karshi qytetarëve, prandaj:Kërkojmë nga zyra juaj intervenim të menjëhershëm dhe planifikim për realizim në kohë rekorde të projektit të Stadiumit të Qytetit në Gjilan, Agim Ramadani – Katana, një projekt i zvarritur, inaugurimi i punimeve për të cilin është bërë në vitin 2017, nga i ndjeri Fadil Vokrri!

Gjendja e stadiumit është e mjerueshme, dhe si e tillë paraqet turpin më të madh në infrastrukturën sportive në Kosovë.Një qytet që jeton me futbollin, që punon me gjenerata të tëra dhe kultivon ndeshjen më të ndjekur në vend për disa dekada, një shembull i cili u përdor si avokuesi më i mirë për antarësim të Kosovës në organizatat dhe shtëpitë më të mëdha ndërkombtare të futbollit, në vitin 2021 nuk gëzon një arenë me kushte elementare për zhvillimin dhe ndjekjen e ndeshjeve futbollistike.

Shpresojmë se do të ndërmerrni hapat e nevojshëm për ecurinë e duhur të realizimit të punimeve dhe përfundimit të projektit! Faleminderit.

Të nderuar deputetë të kësaj legjislature nga Rajoni i Anamoravës, rëndësia e stadiumit në qytetin tonë është e njohur më së miri për juve si banorë të kësaj ane, të cilët keni përjetuar nga afër emocionet dhe vështirësitë në stadiumin e vjetër, prandaj, presim nga ju që të ushtroni të drejtën tuaj parlamentare për të ngritur në nivel prioritetesh të investimeve kapitale përfundimit e stadiumit tonë.

Është obligim qytetarë dhe moral si përfaqësues në Kuvend që këtë çështje ta shtyni përpara duke i dhënë vëmendjen e nevojshme në dikasteret sportive në qeveri, faleminderit.

Kryesia e Skifterave23.Mars.2021.

Të ngjashme
Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin