Historianët e Deçanit përshëndesin certifikimin e rezultateve: Kërkojnë formimin e institucioneve sa më shpejt

Lidhja e Historianëve të Deçanit ka përshëndetur certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, ndërkohë ka uruar që institucionet të formohen sa më shpejt. Ata shpresojnë në emërimin e njerëzve të moralshëm. Ja reagimi i plotë: Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, përshëndet certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, […]
Ata shpresojnë në emërimin e njerëzve të moralshëm.
Ja reagimi i plotë:
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, përshëndet certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, të mbajtur për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, uron fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, duke theksuar se besimi qytetar në këto zgjedhjen ka tejkaluar historikun e zgjedhjeve në vend dhe për këtë mendojmë se fituesi i zgjedhjeve pa humbur kohë duhet të themeloj institucione e reja në vend.
Kosovën e presin shumë punë, andaj kërkojmë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj Albin Kurti, që në vendet udhëheqëse të emëroj njerëz me moral të lartë, me kredenciale akademike e intelektual që punojnë në të mirë të popullit dhe kombit shqiptar.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan
Zyra për Informimin dhe Komunikim me Publikun












