Haradinaj i reagon Vuçiqit: Simbol i tokës tonë është populli që jeton këtu

Me rastin e 23 vjetorin e “Epopesë së Dukagjinit”, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan. Haradinaj tha se përballja me Serbinë ishte zgjidhja e vetme. “Nuk ka ndryshuar asgjë, as sot, nuk do të ndryshojë as në mot dhe asnjëherë. Sepse më 24 mars të vitit 1998 nuk […]

Haradinaj tha se përballja me Serbinë ishte zgjidhja e vetme.

“Nuk ka ndryshuar asgjë, as sot, nuk do të ndryshojë as në mot dhe asnjëherë. Sepse më 24 mars të vitit 1998 nuk kishim zgjidhje tjetër veç të përballemi me Serbinë. Nuk ishte çështje e dëshirës, por ishte e pashmangshme ajo se çka ndodhi më 24 mars 1998. Kjo ngjarje nuk ishte e para. Ne e kemi parë para kësaj një përballje heroike të familjes legjendare të Adem Jasharit deri në flijim. Ne ishim të vetëdijshëm se na pret një fat i vështirë që mund të krahasohet me jetë a vdekje”.

I pari i AAK-së kujtoi edhe tre dëshmorët Himë Haradinaj, Gazmend dhe Agron Mehmetaj të cilët kanë rënë dëshmorë më 24 mars 1998.

“Ajo ditë ishte një ditë jo e lehtë e cila u përmbyll me një epilog. Ai epilog ishte në këtë vend ku ne jemi sot”.

Haradinaj më tej foli edhe për ndërhyrjen e NATO-s ku tha që ajo ditë ishte mahnitëse pas një viti luftë.

Haradinaj nga Gllogjani e pati një selam për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që ditë më parë publikoi hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb.

“Ndërsa atyre që bëjnë harta me simbole të tyre, ju themi që simbol i tokës tonë është populli që jeton këtu”.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit