Gjykata Kushtetuese: Letër-urimet janë standard në vende demokratike, do të vazhdohet kjo praktikë

Gjykata Kushtetuese: Letër-urimet janë standard në vende demokratike, do të vazhdohet kjo praktikë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të vazhdojë që të dërgojë letër-urime, në drejtim të udhëheqësve shtetërorë, sapo ata ta marrin detyrën. Nga ky institucion janë përgjigjur për KlanKosova.tv se dërgimi i letrave të urimit përbën standard, gjë që theksohet se do të vazhdohet edhe në të ardhmen. “Letër-urimet e shkëmbyera me rastin e emërimeve ndërmjet […]

Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të vazhdojë që të dërgojë letër-urime, në drejtim të udhëheqësve shtetërorë, sapo ata ta marrin detyrën.

Nga ky institucion janë përgjigjur për KlanKosova.tv se dërgimi i letrave të urimit përbën standard, gjë që theksohet se do të vazhdohet edhe në të ardhmen.

“Letër-urimet e shkëmbyera me rastin e emërimeve ndërmjet bartësve institucional shtetëror janë praktikë standarde dhe e rëndomtë e çdo vendi demokratik. Dërgimi i letër-urimeve me rastin e emërimeve të zyrtarëve më të lartë shtetëror në Republikën e Kosovës: President, Kryeparlamentar, Kryeministër, Kryetar i Gjykatës Supreme, Avokat i Popullit dhe bartës të tjerë institucional, ka qenë dhe do të mbetet praktikë e Gjykatës Kushtetuese edhe në të ardhmen”.

“Letër-urimet e tilla janë dërguar nga Gjykata edhe në rastin e zgjedhjes së kryeministrave pa dallim të përkatësisë partiake, pra si nga PDK, LDK, AAK dhe së fundi edhe LVV, që demanton shumë deklarime të pavërteta dhe të paqëndrueshme që janë publikuar sot në media nga subjekte dhe individë të ndryshëm”.

“Kjo pra assesi nuk duhet dhe nuk mund të perceptohet si “nënshtrim” ndaj asnjë institucioni tjetër, por ekskluzivisht dhe vetëm si shprehje e vullnetit të mirë për bashkëpunim ndër-institucional, me qëllim të promovimit dhe të mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend”.

Nga kjo gjykatë thonë se pavarësia vendimmarrëse dhe integriteti institucional i Gjykatës Kushtetuese, si edhe i çdo institucioni tjetër të pavarur shtetëror, janë të etabluara dhe të garantuara edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Gjykata Kushtetuese këtë tashmë e ka dëshmuar edhe nëpërmjet vendimmarrjes së saj që nga themelimi, ku pikërisht si pasojë e këtyre vendimeve kanë dhënë dorëheqje dhe janë ndërruar disa prej bartësve kryesor institucionalë”.

Këtë të premte një letër e dërguar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës në drejtim të Kryeministrit Albin Kurti ka ngjallur reagime, përfshirë partinë opozitare LDK-në.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit