Gabim trashanik në pllakën e ambasadës së Kosovës në Jerusalem

Pas hapjes së ambasadës së Kosovës sot në Jerusalem, duket se zyrtarët kosovarë kanë bërë një gabim sa i përket shkrimit në hyrje të ambasadës. Profesori Rrahman Paçarizi, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka bërë të ditur se në pllakatin ku është shkruar Ambasada e Kosovës në Jerusalem, kjo e fundit është shkruar me z […]
Profesori Rrahman Paçarizi, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka bërë të ditur se në pllakatin ku është shkruar Ambasada e Kosovës në Jerusalem, kjo e fundit është shkruar me z – pra Jeruzalem.
Sipas Paçarizit, ata që e kanë shkruar është dashur të konsultohen me dikë, apo ta shikojnë në ndonjë fjalorë.
“Jerusalem e jo Jeruzalem. Ku e gjetet se?! Fjalorë po, kqyrini more! Po hajde thote e keni gjete naj kime ne libra. Pyeteni najkon. Doni me na tranu me analfabetizëm”, ka shkruar profesori.













