Flet qytetarja që ia ofroi shtëpinë pa asnjë cent Kurtit: Do ta bëja edhe për të tjerët

Flet qytetarja që ia ofroi shtëpinë pa asnjë cent Kurtit: Do ta bëja edhe për të tjerët

Mira Zeqiraj është një kosovare që jeton në Irlandë dhe që u shpreh e gatshme që ta dhurojë shtëpinë e saj për Albin Kurtin. Ajo tha se është e gatshme që shtëpinë t’ia jap Albin Kurtit me qira pa asnjë cent. “Unë jam në gatishmëri që me ia dhënë pa as një cent me qira […]

“Unë jam në gatishmëri që me ia dhënë pa as një cent me qira shtëpinë Albin Kurtit. Ai është kryeministër. Albin Kurtin e kam takuar për herë të parë në 2004 këtu në Irlandë. Unë do ja u lëshoja shtëpinë edhe të tjerëve”, ka thënë Zeqiraj.

E këtë veprim ajo e ka bërë edhe më parë. Në “Frontal”, ajo tregoi se si banesën qe  e ka në Kosovë e ka lëshuar falas me qira për një shoqe të saj.

“Unë në Kosovë kam edhe banesë edhe shtëpi. Banesën ia kam lëshuar fal një shoqeje sepse jetojë në Irlandë”, ka deklaruar ajo.

E lëshimin e shtëpisë me qira ajo tha se nuk do ta bënte vetëm për kryeministrin Kurti. Zeqiraj deklaroi se këtë veprim do ta bënte edhe për kryeministrat e tjerë në rast se të njëjtit nuk do të kishin shtëpi të tyre.

“Unë do të kisha bërë për të gjithë kryeministrat tjerë. Por të tjerët kanë shtëpia. Ai ishte me qira në një banesë 60 metra katrorë. Për çdo kryeministër do të veproja njëjtë. Nuk e kam bërë vetëm për show, por do ta kisha bërë për çdo kryeministër që do të jetonte me qira si Albin Kurti. Kam jetuar edhe unë me qira gjatë tërë jetës dhe e di se çfarë është ajo ndjenjë. Të kesh kryeministër dhe të jetojë në një banesë 60 metra katrorë kjo ndodh vetëm në Kosovë. Unë nuk jam pjesë e asnjë partie politike por jam qytetare e devotshme e Kosovës”, ka thënë ajo.

Zeqiraj tash e 18 vite jeton në Irlandë dhe është me profesion mjeke.

“Unë që 18 vite jetojë në Irlandë. Kam ardhur si refugjate këto për shkak të luftës. Jam profesion mjeke”.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik